Guidë për shëndetin

Lani dhëmbët çdo ditë, por prapë ju vjen goja erë si ushqim i prishur/ja ç'fshihet pas këtij problemi

+

burri erekeqe

Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Pavarësisht shkaqeve, të gjithëve bashkohemi në një pike është një situatë aspak e këndshme. Shpeshherë detyrohemi t’i shmangemi kontaktit të afërt fizik me njerëzit që na rrethojnë ose dendemi më çamçakëz ose karamele mente. Mirëpo përpara se të provoni çdo lloj trajtimi, Living ju fton të zbuloni arsyet përse ju vjen erë e keqe nga goja.

Diabeti: Nëse fryma juaj ka erë të ngjashme me frutat e kalbura në acid, do të thotë se trupi po përdor yndyrat për energji në vend të sheqerit )glukozës). Kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga diabeti, prandaj duhet të bëni një kontroll tek mjeku.
Probleme me gërhitjen: Mund të keni tharje të gojës nëse gërhisni ose flini me gojën hapur, duke e bërë një vendstrehim të përshtatshëm për bakteret dhe shkaktuar “frymën e mëngjesit”. Jeni më të rrezikuar që të gërhisni nëse flini me shpinë, prandaj flini në njërën anë. Ushqimet e mbetura në dhëmbë gjithashtu mund të shkaktojnë zhvillim të baktereve, një larje e mirë e dhëmbëve para gjumit është patjetër e nevojshme.
Probleme me mëlçinë: Mund të shkaktojë një erë si myk në gojë, që në gjuhën mjekësore quhet ndryshe “fetor hepaticus”. Përveç erës së keqe nga goja, sëmundja e mëlçisë shfaq edhe simptoma të tjera, si verdhëza – kur lëkura dhe të bardhat e syve marrin një nuancë si të verdhë për shkak të krijimit të një pigmenti të quajtur bilirubinë në sistem.
Dehidratimi: Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, keni mungesë të pështymës, që normalisht pastron bakteret nga goja. Kjo mund të çojë në erën paska të rëndë nga goja. Disa sëmundje që ndikojnë në gjëndrën që prodhon pështymën – si sindroma Sjögren dhe skleroderma – mund të shkaktojnë gjithashtu tharje të gojës dhe aromë të keqe.
Gurët në bajame: Formohen nga mbushja e kripteve të bajameve me mbetje ushqimore, të cilat herë pas here dalin në formën e tapave të vogla të bardha me erë të rëndë.