Guidë për shëndetin

Mitet që duhet të ndaloni së besuari rreth masturbimit/ ja efektet e përgjithshme pozitive

+

mastrurini

Masturbimi është 100% natyral, normal dhe i shëndetshëm.Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar rreth këtij procesi, pasi ndryshon nga individi në individ. Nuk duhet harruar se masturbimi ka të bëjë me vetëkënaqësinë, njohjen e trupit dhe zbulimin e orgazmës. Masturbimi nuk ka efekte negative në shwndetin mendor , edhe nëse e praktikon shpesh. Ndërkohë qw efektet pozitive tw mastrubimit janë të pafundme, duke përfshirë një gjumë më të mirë, kënaqësi dhe zero mundësi për sëmundje seksualisht të trasmetueshme. Ka shumë mite rreth masturbimit por asnëri prej tyre nuk është i vërtetë.
Te gratë, masturbimi mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar, ndërsa te meshkujt ndihmon në parandalimin e sëmundjes së prostatës. Masturbimi mund të parandalojë edhe diabetin e tipit 2 dhe të trajtojw problemet me pagjumësinë përmes stabilizimit hormonal.
Efektet e Masturbimit
Masturbimi, jo vetëm që na bën të ndihemi mirë por shoqërohet dhe me një sërë pwrfitimet të tjera.
– Çliron tensionin
– Ul nivelin e stresit
– Rrit aftësinë për të përjetuar orgazëm
– Lejon çlirimin e endorfinës që largon dhimbjet
– Djeg kalori

Nuk duhet lwnw gjithashtu nw hije, fakti qw tek gratë, është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar tensionin pre-menstrual dhe problemet e tjera fizike që kanë lidhje me ciklin, siç mund të jenë dhimbja e barkut apo e shpinës. Përsa i përket asaj që quajmë normale, në të vërtetë normalja varion nga disa herë në ditë deri në një herë në disa muaj. Duke parë që të gjthë jemi të ndryshëm, çfarë është normale për ty nuk është për dikë tjetër. Informacioni wshtw marrw nga website tabu blog qw pwrditwsohet nga gazetarja Zhaklin Lekatari