Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh. Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar. Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj. Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:
Qafa Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.
Shpatullat Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.
Pjesa e sipërme e shpinës Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.
Pjesa e mesme e shpinës Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.
Pjesa e poshtme e shpinës Pasiguri financiare. Mungesë mbështetjeje financiare.
Bërrylat Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.
Kyçet e duarve Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.
Ijët Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.
Gjunjët Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.
Kyçet e këmbëve Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji.
Shkëputur nga revista Living
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...