Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Formimi i kallove apo i flluskave nga këpucët e ngushta mund të rezultojë jo vetëm i dhimbshëm, por edhe problematik. Veshja e takave, këpucëve të parehatshme, apo qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, mund të favorizojnë shfaqjen e kallove, por për fat të mirë këto të fundit mund të trajtohen në kushte shtëpie. Living do të ndajë me ju gjashtë metoda natyrale si të qetësoni plagët e krijuara në këmbë
1. Kripë Epsom
Tresni një lugë gjelle kripë Epsom në një legen me ujë dhe zhytini këmbët në të për 15 minuta. Me ndihmën e një pajisjeje që heq lëkurat e vdekura, pastroni këmbët derisa të shihni që lëkura është e butë dhe rozë .
2. Pastë më sodë buke
Përzieni 1 lugë gjelle sodë buke me pak ujë dhe aplikojeni direkt mbi kallo ose në zonën e prekur. Mbështilleni me një napë dhe përsëriteni këtë gjë çdo mbrëmje për pesë deri në shtatë netë.
3. Vaj kastori
Me ndihmën e një topthi pambuku aplikojeni vajin e kastorti mbi kallo , ose në zonën e prekur nga myku dhe më pas vishni çorape. Përsëriteni këtë gjë për rreth një jave e do të shihni që lëkura e vdekur do të jetë zbutur e gati për t’u pastruar.
4.Listerine (shpëlarës goje) dhe uthull të bardhë
Shpëlarësi ka përbërës të tillë si thymol dhe mente që janë antifungale, dhe uthulla është acidike, gjë që e bën këmbën një mjedis të “papërballueshëm” nga kërpudhat. Përzieni në mënyrë të barabartë listerinë dhe uthull molle derisa t’ju mbulohen gishtat dhe lëreni për 45 deri në 60 minuta në ditë.
5.Miell misri
Hidhni miell misri në një tigan të cekët dhe përziejeni me ujë të nxehtë mjaftueshëm sa për të formuar një pastë. Lereni të ftohet dhe lyeni këmbët për një orë në javë.
6.Vaji i pemës së çajit ose vaj rigoni
Vaji i pemës së çajit është përdorur për shumë vite për të luftuar problemet e lëkurës, infeksionet fungale. Vaji i rigonit përmban timol, e cila gjithashtu ka përbërës antifungal. Lyeni thonjë e prekur nga myku dy herë në ditë. REMEDY DAILY
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...