FastFood/Skuqja në të njëjtin vaj është rrezik serioz për mëlçinë dhe zorrët, mësojeni pse
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Kapsaicina është enzima përgjegjëse për aromën djegëse të specave, por nëse mendoni se përfitimet e saj përfundojnë me kaq gaboni! Benefitet shëndetësore të kapsaicinës përfshijnë aftësinë për të lehtësuar dhimbjen, ndihmojnë në humbjen e peshës, mbajtjen nën kontroll të diabetit, trajtimin e psoriasis etij. Më poshtë do t’i lexoni në mënyrë të zgjeruar këto, e përfitime të tjera.
1. Mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit
Ndonëse ende nuk është vërtetur shkencërisht, shumë hulumtues pretendojnë capsaicina është në gjendje të ndalojë përhapjen e qelizave të kancerit. Studimet kanë treguar gjithashtu se përfitimet shëndetësore të capsaicin përfshijnë aftësinë për të ulur inflamacionin e shkaktuar nga bakteret H. pylori, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e gastritit, si dhe kancerit të stomakut.
2. Lehtëson dhimbjet e kokës
Nuhajta apo përdorimi i produkteve (në brendësi të hundës) me bazë kapsaicinë mund të qetësojë dhimbjet e kokës të përqëndruara në zonën e ballit dhe syve. Hulumtimet kanë treguar se kapsaicina ka veti analgjezike duke aktivizuar një receptor në tru që liron një neurotransmetues që lehtëson dhimbjen. Kur përdoret në formë kremi, përfitimet shëndetësore të kapsaicin përfshijnë aftësinë për të trajtuar dhimbjet e shkaktuara nga osteoartrit, artrit reumatoid dhe fibromialgjia.
4. Trajton sëmundjen e lëkurës psoriasis
Kremi me bazë Capsaicin vepron duke ulur inflamacionin dhe trajtuar lëkurën e thatë. Në lëkurat e ndjeshme, kremi mund të shkaktojë acarim dhe djegie.
5. Mban nën kontroll diabetin
Studimet kanë treguar se enzima aktive e specit djegës (kapsaicina) ndihmon në menaxhimin e diabetit. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë kapsaicinë përmirëson reaksionet e insulinës dhe nivelet e sheqerit në gjak si tek meshkujt ashtu dhe femrat.
6. Ju ndihmon të humbni peshë
Ushqimet apo erëzat që përmbajnë capsaicin përshpejtojnë funksionet e metabolizmit, kësisoj dhe djegien e yndyrnave. DAVID WOLFE
Kush mund t’u rezistojë patateve të skuqura? Askush. Mirëpo, kjo kënaqësi mund të shkaktojë disa probleme për s...
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...