A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Të gjithë kemi dhimbje barku herë pas here. Por, në disa raste, në varësi të simptomave që keni, mund të duhet që të vizitoheni tek një mjek. Ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje barku.
Gastriti: Lëngu që ndihmon në tretjen e ushqimeve ka në përmbajtje shumë acid. Në disa raste këto lëngje tretëse kalojnë barrierën mbrojtëse të stomakut dhe shkaktojnë acarim të veshjes së brendshme të tij – që quhet ndryshe gastrit. Mund të nxitet nga bakteret, përdorimi i rregullt i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, si ibuprofeni, abuzimi me alkoolin ose stresi. Mund ta trajtoni me ilaçe kundër acidit. Mos i injoroni shenjat e gastritit, pasi nëse nuk trajtohet në kohë, mund të çojë në gjakrrjedhje ose ulcer në stomak.
Ulcera peptike: Këto janë plagë të hapura në veshjen e brendshme të stomakut ose në pjesën e sipërme të zorrës së hollë. Shkaku kryesor është bakteri, megjithatë, edhe përdorimi afatgjatë i aspirinës, ibuprofenit ose ilaçeve të tjera për lehtësimin e dhimbjeve mund të luajnë një rol. Njerëzit që pinë duhan ose alkool janë më të rrezikuar nga ulcera. Pacientët trajtohet zakonisht me antacide ose antibiotikë, në varësi të shkakut
Helmim nga ushqimi: Bakteret, viruset dhe parazitët në ushqime e shkaktojnë këtë sëmundje. Mund të keni diarre, të përziera dhe të vjella. Kjo ndodh kur ushqimi nuk ruhet siç duhet. Duhet të vizitoheni tek një mjek nëse jeni të dehidratuar, vëreni gjak kur villni ose në jashtëqitje, ose keni diarre për më shumë se 3 ditë.
Sindroma e zorrës së irrituar: Kjo sëmundje e zakonshme prek zorrën e trashë. Mund të shkaktojë dhimbje abdominale, fryrje barku dhe mukus në jashtëqitje. Mund të keni herë pas here diarre dhe kapsllëk. Nuk dihet shkaku kryesor, megjithatë ushqimet, stresi, hormonet dhe infeksioni mund të luajnë rol. Mund të lehtësoni simptomat duke bërë ndryshime në dietë ose në mënyrën e jetesës, ose nëpërmjet ilaçeve
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...