Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Zakonisht dhimbja abdominale (e barkut) nënkupton dhimbjen që vjen nga organet që ndodhen në zgavrën e barkut, të cilat përfshijnë stomakun, zorrët, mëlçinë, fshikëzën e tëmthit, pankreasin dhe shpretkën. Më së shumti këto dhimbje vijnë si pasojë e inflamacionit, megjithatë ato mund të ndodhin për arsye të paqarta. Shembull tipik për këtë është sindromi i zorrës së irrituar, kjo lloj dhimbjeje njihet ndryshe si dhimbje funksionale. Një element shumë i rëndësishëm është karakteristika e dhimbjes, pra kur fillon në mëngjes, apo gjatë natës, është e vazhdueshme apo shkon dhe vjen, a ka lidhje me konsumimin e ushqimit apo të alkoolit, me menstruacionet? Ja cilat janë disa prej dhimbjeve më të zakonshme të barkut:
Dhimbjet e papritura nga ishemia e zorrës së trashë: Dhimbja e barkut që vjen papritur mund të sugjerojë një ngjarje të papritur siç është ndërprerja e furnizimit me gjak të zorrës së trashë (ishemia), ose pengimi i rrugëve të tëmthit nga lëvizja e gurëve në kanalet e tij. Kjo lloj dhimbjeje shtrihet zakonisht në pjesën e sipërme të anës së djathtë të barkut, aty ku lokalizohet dhe fshikëza e tëmthit, por edhe në mes të barkut dhe përhapet në shpinë.
Dhimbjet e apendicitit: Apendiciti gjenet në fundin e anës së djathtë të barkut, vazhdon përhapet rreth kërthizës dhe shoqërohet me të përziera dhe të vjella.
Dhimbjet e shkaktuara nga gurët e tëmthit: Gurët e tëmthit zakonisht shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.
Dhimbjet e shkaktuara nga infeksionet: Dhimbjet infamatore (me shkak infeksionin) zakonisht rëndohen nga teshtitja, apo kollitja prandaj kur keni dhimbje të till këshillohet të qëndroni pa lëvizur.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...