Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Rezonanca Manetike është një ekzaminim radiologjik jo invaziv, i padhembshëm që ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, kur metodat e tjera radiologjike janë të pamjaftueshme. RM përdor fushë të fuqishme magnetike për të prodhuar pamje të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit. RM nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x). Imazhet e detajuara të RM i mundësojnë mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe sëmundje të veçanta që nuk mund
të përcaktohen me metodat e tjera të imazherisë.
RM është zgjidhja më e mirë për ekzaminimin e:
• Trurit
• Artikulacioneve kryesore të trupit si gjuri, shpatulla, kyçi i dorës & i këmbës etj
• shtyllës kurrizore për sëmundje të diskut
• indeve të buta të ekstremiteteve
Rezonanca Magnetike është një teknikë jo-invazive e imazherisë që nuk përfshin ekspozimin ndaj radiacionit.
» I mazhet e RM të trurit dhe strukturave të tjera kraniale janë më të qarta dhe më të detajuara se
me metodat e tjera të imazherisë. Ky detaj e bën RM një mjet të pazëvendësueshëm në vlerësimin e shumë patologjive të trurit, përfshirë dhe tumoret.
» RM gjithashtu jep informacion funksional (fRM) të zonave të ndryshme të trurit.
» RM mundëson zbulimin e patologjive që maskohen nga kocka me metodat e tjera të imazherisë.
» RM është ekzaminimi më i ndjeshëm për tumoret e trurit.
» A ngiografia RM jep imazhe të detajuara të enëve të gjakut në tru – pa nevojën e lëndës së kontrastit.
» RM e indeve të buta të trupit – siç është zemra, mëlçia dhe shumë organe të tjera – kanë një ndjeshmëri të madhe për të identifi kuar dhe karakterizuar patologjitë dhe lezionet lokale në krahasim me metodat e tjera të imazherisë. Ky detaj e bën IRM një mjet të pazëvendësueshëm në diagnostikimin e hershëm dhe vlerësimin e shumë lezioneve fokale dhe tumoreve.
» RM është provuar si metoda më e vlefshme në diagnostikimin e shumë patologjive përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ato të sistemit muskuloskeletal.
» RM jep informacion të detajuar jo vetëm për strukturën e një organi po edhe për funksionin e tij.
» RM ofron një alternativë joinvazive për diagnostikimin e problemeve të zemrës dhe gjithë sistemit kardiovaskular.
» Lënda e kontrastit e përdorur në ekzaminimet e RM ka më pak mundësi të prodhojë reaksione alergjike, sesa kontrastet me bazë jodine të përdorura në radiografi në
konvencionale më rreze x dhe CT
RREZIQET
» Rezonanca Magnetike nuk paraqet ndonjë rrezik për pacientin kur ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
» Në rastet e perdorimit te anestezise mund te kete efekte anesore te ndryshme te cilat menjanohen nga monitorimi i mjekut anestezist te pranishem gjate procedures.
» Megjithëse fusha e fortë magnetike nuk është e dëmshme në vetvete, pajisjet mjekësore që përmbajnë metale mund të keqfunksionojnë ose të shkaktojnë probleme gjatë një ekzaminimi RM.
» Ka një rrezik shumë të vogël për reaksion alergjik nëse injektohet lëndë kontrasti. Reaksione të
tilla janë zakonisht të lehta dhe kontrollohen mirë nga medikamentet. Fibroza nefrogjenike është aktualisht një komplikacion i rrallë i RM që mendohet të shkaktohet nga injektimi i disa (por jo të gjitha) kontrasteve të RM në pacientë me funksionim të dobët të veshkave LIVING
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...