Guidë për shëndetin

Pini lëng patatesh dhe nuk do e shihni derën e mjekut me sy/ si të përgatisni eliksirin e shëndetit

+

potatot

Nga kuzhina e deri tek përdorimet kozmetike të patates, duket se kjo e fundit është një minierë mineralesh vitaminash nga të cilat mund të përfitojmë në shumë mënyra. Por në kundërshtim me besimin popullor, ju mund t’i konsumoni dhe të pagatuara (të paktën lëngun e tyre).
Lëngu i patates së pagatuar mund t'ju ndihmojë me probleme të ndryshme shëndetësore të tilla si diabeti, hipertensioni dhe madje mund të ulni rrezikun e shumimit të qelizave kancerogjene.
Përfitimet shëndetësore të lëngut të patates:
1. Anti-inflamator
Antioksidantët e pranishëm në lëngun e patateve të pagatuara përmbajnë përbërës anti-inflamatorë. Këto të fundit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike inflamatore duke përfshirë ekzemën dhe artritin, si dhe lehtësimin e shqetësimeve që shkaktohen prej tyre.
2. Parandalimi i shumimit të qelizave kancerogjene
Megjithëse nuk është provuar shkencërisht, po bëhen jo pak hulumtumi laboratorike për të vërtetuar nëse lëngu i patates ndihmon në luftimin e kancerit të zorrës së trashë duke penguar qelizat e kancerit që të dëmtojnë qelizat e tjera të shëndetshme
3. Shëndeti i zemrës
Lëngu i patates parandalon bllokimin e arterieve dhe vjen me jo pak përfitime shëndetësore për zemrën. Gjithashtu, konsumi i një filxhani me lëng patateje mund të ndihmojë për lehtësimin e urthit.
4. Janë të pasura me vitaminë C (dhe ne u çuditëm po aq sa ju)
Patatet përmbajnë pak më shumë se 100% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C.
Vitamina C ndihmon trupin tuaj të përthithë hekurin, të formojë kolagjen për muskujt, enët e gjakut dhe kockat. Vetitë e saj antioksiduese përmirësojnë gjithashtu cilësinë e lëkurës duke ndihmuar në parandalimin e acarimit, skuqjeve apo shfaqjen e puçrrave.
5. Përmirëson funksionet e aparatit tretës
Lëngu i patateve favorizon shumëzimin e baktereve të dobishme për traktin e tretjes.
6. Të pasura në Vitamina B
Vetëm një filxhan me patate të gatura (të ziera) përmban rreth 40% të sasisë që kërkon trupi për vitaminë B-3 dhe tiaminë (vitaminë B-1). Gjithashtu, ka sasi të vogla të vitaminës B-6 dhe riboflavin (vitaminë B-2).
Vitamina B është e rëndësishme për të ndihmuar trupin tuaj të konvertojë karbohidratet në glukozë, duke gjeneruar energji. Vitamina B gjithashtu mbështet funksionimin e sistemit nervor, funksionimin e trurit dhe mban mëlçinë e shëndetshme.
Përgatitja e Lëngut të Patates:
1. Lani patatet dhe pastroni të gjitha sythet (nëse ka) dhe pjesët jeshile ose të zeza sepse këto përmbajnë toksina.
2. Fshijini patatet me një copë dhe shtrydhini për t’u nxjerrë lëngun. Mund të përdorni një shtrydhëse frutash.
3. Pijeni lëngun, sapo ta përgatisni. Mund të shtoni pak lëng limon ose mjaltë për të përmirësuar shijen e saj.
6. Pini së paku 1 gotë me lëng të freskët të patates çdo ditë.
Shënim:
Gjithmonë përdorni patate të pjekura mirë !