Guidë për shëndetin

Shembulli i një menuje të përditshme sipas dietologes

+

korekteush
Të ushqehesh mirë, sipas të gjitha udhëzimeve të dietologëve, nuk është aq e thjeshtë. Së pari duhet të kesh të ardhura të mjaftuehsme për të përdorur në përditshmëri të gjitha produktet që ata këshillojnë por, nga ana tjetër, duhet të jetë edhe dikush ‘në këmbë’ për të t’I përgatitur. Megjithatë, për ato që munden, po sjellim shembullin e regjimit ushqimor të një dite, të këshilluar nga dietologia Blerina Bombaj.

Mëngjes: pak kos shtëpie + 1 lugë mjaltë cilësor + vaj lini + fara lini + elb të zier + manaferra ose boronica ose mjedër, të perziera mirë, 1 caj artemisa

Paradite: 1 lëng: boronica ose luleshtrydhe, molle jeshile, spinaq*, pak rozamrinë të freskët dhe xhinxher, fara kungulli ose arra Brazili

Drekë: sallatë me spinaq, pazi, cikore dhe qepë, peshk në furrë me domate, qepë, hudhra, rigon + 1 kupe oriz të egër me fasule të kuqe ose të zeza, 1 fetë bukë thekre, vaj ulliri. 1 çaj artemisa

Pasdite: 1 gotë lëng panxhari, mollë jeshile, xhinxher, spinaq dhe rozmarinë të shtrydhur

Darkë: Sallatë me panxhar të zier ose lakër të bardhë, karrotë, limon, vaj ulliri, fara luledielli, speca të kuq të pjekur pak dhe pak kërpudha te pjekura, 60gr ricotta + vaj lini + fara lini (të fruluar mirë), 1 kupë oriz të egër, 1 fetë bukë thekre me ¼ avokado + 1 çaj artemisa

Para gjumit: 1 çaj me turmerik, kanelle, xhinxher, karafil dhe pak mjaltë cilësor