Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Shumë prej nesh mendojnë se vetëm mungesa e gjumit, veprimtaria sportive apo aktivitetet e ndryshme mund të na shterojnë energjitë, por nuk e dimë se mungesa e hekurit, këtij minerali kaq të rëndësishëm mund të na lodhë edhe duke ndenjur shtrirë. Për të shmangur luhajtet e humorit, ndjesinë e këputjes apo mungesën e energjisë duhet të përfshini në regjimin ushqimor produktet e mëposhtme të cilat janë burime mjaft të mira të hekurit:
• Mish vici, qengji (3,5mg/120gr)
• Karkalecat (2mg/120gr)
• Ostrike (8mg/ ½ kupe)
• Midhje (3mg/120gr)
• Melci te Pules (10mg/120gr)
• Mish Gici (1mg/120gr)
• Lengu i kumbullave vishnje te thara (3mg/240ml)
• Fruta te thara si stafidhe, kajsi, kumbulla
• Farat e kungullit (4mg/30gr)
• Fasule te gjitha llojeve dhe fruta te thate (2-3mg/120gr)
• Buka e zeze (1mg/fete)
• Gjethet jeshile, gjethet e panxharit ne vecanti (2,7mg/1 kupe)
• Lekura e patateve
Kombinoni ushqimet me zgjuarsi:
Per te rritur perthithjen e hekurit nga ushqimet e mesiperme duhet te jene te pranishme ne te njejtin vakt edhe ushqimet e meposhtme te cilat jane te pasura ne vitamine C.
• Specat e kuq
• Domatet
• Kivi
• Agrumet
• Brokoli
• Shalqiu
• Pjepri
• Luleshtrydhet
• Lakra e bardhe
• Patatet
• Gjethet jeshile
Shembuj kombinimesh nga Blerina Bombaj 1. Makarona me salce domatesh, mish te grire dhe borzilok
2. Mish gici me patate me lekuren e tyre dhe trumze
3. Fergese me domate, speca dhe mish pule
4. Brokoli me biftek vici
5. Stafidhe me luleshtrydhe
6. Thjerrza me salce domatesh dhe leng portokalli
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...