Guidë për shëndetin

Si ndikojnë arrat e Brazilit për të mbajtur nën kontroll kolesterolin

+

arrabrazilli
A mundet që një vakt me arra Brazili të ulë nivelin e kolesterolit me shpejt se sa ilaçet statinë dhe ta mbajë atë normë edhe pas një muaji? Ky ishte një nga zbulimet më të çmendura që kam parë ndonjëherë. Studiuesit, -nga ku tjetër përveçse Brazilit?, - u dhanë dhjetë burrave dhe grave një vakt të vetëm që përmbante nga një deri në tetë kokrra arra Brazili. Çuditërisht, krahasuar me grupin që nuk kishin ngrënë fare arra, vetëm një vakt me arra Brazili përmirësoi pothuajse menjëherë nivelet e kolesterolit. Niveli i kolesterolit të keq LDL ishte ulur me njëzet pikë vetëm nëntë orë pas ngrënies së arrave të Brazilit. Edhe ilaçet nuk japin efekt kaq shpejt. Ja dhe pjesa më e çmendur: Studiuesit u kthyen pas tridhjetë ditësh dhe matën kolesterolin e pjesëmarrësve në studim. Edhe një muaj pas ngrënies së një vakti të vetëm me arra Brazili, niveli i kolesterolit të tyre vazhdonte të ishte i ulët. Zakonisht, kur një studim publikohet në literaturën mjekësore duke treguar rezultate kaq mbresëlënëse, mjekët presin përsëritjen e rezultateve përpara se të ndryshojnë praktikën klinike dhe t’u rekomandojnë diçka të re pacientëve, veçanërisht nëse studimi është kryer vetëm në dhjetë subjekte dhe rezultatet janë kaq të pabesueshme për të qenë të vërteta. Por, kur ndërhyrja është e lirë, e thjeshtë, e padëmshme dhe e shëndetshme (bëhet fjalë vetëm për katër arra Brazili në muaj) atëherë, sipas mendimit tim, prova quhet e suksesshme dhe s’ka pse të ketë kundërshtime. Kjo mund të merret si e mirëqenë derisa nuk provohet e kundërta. Edhe pse ngrënia e tyre në sasi të mëdha nuk është e këshillueshme. Arrat e Brazilit janë shumë të pasura me mineralin selenium dhe ngrënia e tyre çdo ditë mund të rrisë sasinë e tolerueshme të seleniumit në trupin tuaj. Megjithatë, nuk keni pse të shqetësoheni për këtë nëse hani vetëm katër kokrra arre Brazili në muaj.

Nga Dr. MIchael Grege/ Përshtati Living