Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Interneti është burimi më i madh i informacionit, mjafton të shkruash emrin e sëmundjes dhe të dalin të gjitha simptomat, mënyrat e trajtimit, etj, etj. Por interneti nuk është një burim 100% i besueshëm, ndaj Dr. Living, rubrika jonë e re për mjekësinë, ka vendosur t’ju flasë me gjuhën e mjekëve dhe specialistëve të Institutit Living. Dr. Albana Daka do të na “servirë” disa informacione “pikante” në lidhje me intolerance ushqimore.
Çfarë dëmi mund t’i shkaktojë intoleranca ushqimore në organizmin tim?
Literatura e mjekësisë së nutricionit referon përbpatologji të shumta të lidhura me intolerance ushqimore .Patologjitë më të zakonshme me shkak intolerancën ushqimore janë:
» Probleme të aparatit tretës (meteorizëm, mostretje, ulcera duodenale, kolit ulçeroz,diarre ,sëmundja Crohn, sindromi i zorrës se irrituar, gastrit etj)
» Sëmundjet e lëkurës (ekzema, psoriazis, akne kryesisht në fytyre, dermatit etj)
» Çrregullime metabolike (diabeti, kolesterol i lartë, amenorrhea, dismenorrhea etj)
» Sëmundje alergjike (riniti alergjik, bronkit, astma bronkiale etj)
» Dhimbje koke (migrenë, neuralgji)
» Kriza neurovegjetative , sëmundje mendore, epilepsi, disa forma të skizofrenisë
» Artrit, artrozë, mialgji
» Hipertension, sëmundje të zemrës, takikardi, spazma të gjymtyrëve të poshtme
» Insufiçencë renale, cistit kronik, urinim i pavullnetshëm, infeksione vaginale, sterilitet
» Hipo dhe hipertiroidizëm
» Lodhje kronike, luhatje të humorit, kriza paniku, stress të vazhdueshëm
Pse ndodh rënia në peshë?
Shumë shpesh ne i nënshtrohemi një diete hipokalorike, pra, me pak kalori, por në të shumtën e rasteve pa rezultat, nuk biem në peshë. Një faktor që duhet fajësuar është intoleranca ushqimore. Ushqime të tilla si sallata, peshku, karrota, pula, etj., janë konsideruar si “të lehta” dhe ato janë zakonisht pjesë kryesore e dietave të ndryshme. Megjithatë, në qoftë se ne nuk mund t’i tolerojmë këto ushqime, ato nuk metabolizohen në mënyrë korrekte dhe kështu “bllokojnë” organizmin tonë. Çdo person ka nevojë për një sasi të caktuar kalorish në ditë, për balancimin e nevojave tij energjitike (pa humbur ose pa marrë peshë). Për shembull, një njeri me metabolizëm normal dhe një punë të përditshme (të tillë si punë zyre) ka nevojë për rreth 3000 kcal në ditë. Por, nëse ky njeri ka intolerancë ndaj disa ushqimeve,sa herë që ai do t’i konsumojë ato, trupi i tij do të reagojë, pasi ato jane toksike për të. Mbrojtja më e thjeshtë e trupit në raste të tilla është që të ngadalësojë metabolizmin, duke u përpjekur, në këtë mënyrë, të ngadalësojë hyrjen e këtyre elementeve toksike në gjak. Atëherë, ky njeri me metabolizim të ngadaltë, ka nevojë për më pak kalori në ditë. Mos harroni këshilla “klasike” e dietologut është sugjerimi me dieta rreth 2000 kcal / ditë, në mënyrë që të ruhet një peshë e qëndrueshme dhe dieta me 1000-1500 kcal / ditë në qoftë se dëshirojmë të humbim peshë. Por literature mjekësore që përdoret në universitete, për dekada me radhë e deri më sot, sugjeron që një njeri normal ka nevojë për rreth 3000 kcal / ditë dhe fajëson “ndryshimin e stilit të jetës”, dhe “efortin fizik minimal “, etj. Por nuk është tamam kështu. Gjërat janë më të thjeshta. Le të shohim se çfarë ndodh kur një njeri që i nënshtrohet një regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik normal bën testin e intolerances ushqimore. Në bazë të rezultateve të testit dhe veçanërisht të një diete të personalizuar dhe programi ushqimor, ky njeri heq nga dieta e tij ushqimore ato ushqime që i shkaktojne intolerancë ushqimore. Metabolizmi i tij do të kthehet në normalitet përsëri. Trupit të tij përsëri do t’i duhet 3000 kcal / ditë që nënkupton se dieta ushqimore me 2000 kcal / ditë, rezulton tashmë hipokalorike për metabolizmin e tij të ri (pa ushqimet që i shkaktojnë intolerancë). Në të njëjtën kohë, ky person është më energjik, ecën më shumë, luan me fëmijët e tij më shumë. Ai gjithashtu rrit nivelin e tij të efortit fizik , kështu që ai shpenzon edhe më shumë kalori.
Shkëputur nga revista Living, Redaktore Amarilda Duraj
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...