Guidë për shëndetin

Si të evitoni ndjesinë e fryrjes së stomakut, ja ushqimet që përkeqësojnë gjendjen

+

Holiday Bloat Cartoon

Ushqimet qe shkaktojne gazra
Dietat e pasura ne fibra bimore rekomandohen gjeresisht, pasi kane efekte mjaft te dobishme ne nje sere situatash shendetsore. Por, keto dieta kane edhe nje efekt anesor, i njohur prej ndjesise se pakendshme ne bark, si pasoje e formimit te gazrave. Kjo ndodh per shkak se fibrat bimore jane substanca te patretshme dhe keshtu ato mberrijne ne zorren e trashe te paprekura, ku kthehen ne ushqim per mikrobet qe popullojne ate zone te aparatit tretes. Ky proces eshte i njohur me emrin “fermentim”, i cili prodhon gaz si nje nder metabolitet e tij. Edhe disa sheqerna te tjere mund te mberrijne ne zorren e trashe gjysem te patretura (si sorbitoli, ksilitoli, manitoli), karbohidratet e patretshem te fasuleve (rafinoze, stakioze) dhe disa karbohidrate rezistent te patates dhe grurit. Me poshte mund te gjeni listen e ushqimeve qe prodhojne gazra, edhe pse individe te ndryshem mund te kene reagime te ndryshme nga keto ushqime.
Ushqimet qe mund te rrisin gazrat ne aparatin tretes
• Mollet
• Agjinaret
• Asparaget
• Fasulet
• Birra
• Bizelet
• Lengjet e frutave
• Embelsirat dhe pijet qe permbajne fruktoze (shurupet)
• Pijet me gaz
• Brokoli, lulelakra
• Lakra e bardhe, e kuqe, e Brukselit
• Karrotat
• Mashurkat
• Preshi
• Qumeshti (nese ka intolerance ndaj laktozes)
• Qepet
• Kikiriket
• Dardhat
• Rrepat e bardha
• Gruri
Cfare tjeter mund te shkaktoje gazra?
Probleme te tretjes, vecanerisht te perthithjes ne aparatin tretes, te lendeve ushqyese, mund te shkaktojne fryrje per shkak te tretjes jo te plote te lendeve ushqyese dhe perfundimit te nje pjese prej tyre ne zorren e trashe, ku femrentohen nga bakteret. Gjithashtu, gelltitja e ajrit mund te shkaktoje ndjesine e fryrjes.
Shume njerez i vene emertimin “gazra” ndjesise se fryrjes, por kjo nuk korrespondon gjithmone me sasine e gazrave. Madje, pjesa me e madhe e njerezve qe ankohen per fryrje te barkut dhe zorreve, rezultojne te mos kene me shume gazra nga te tjeret. Disa prej tyre, me vone diagnostikohen me sindromen e zorres se irrituar. Dietologe:Blerina Bombaj