Guidë për shëndetin

Si të kuroni kandidën (infeksion vaginal) në kushte shtëpia, ja metodat natyrale

+

seksualishttere

Kandida është një infeksion kërpudhor, i cili mund të shoqërohet me kruajtje, djegie dhe irritim. Kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me sekrecione me aromë të pakëndëshme si edhe djegie gjatë urinimit.Gjinekologia Sara Notarantonio jep disa këshilla në lidhje me këtë infeksion që mund të shfaqet shpesh tek femrat.

Si mund të parandaloni shfaqjen e këtij infeksioni?
• Mos përdorni sfungjer gjatë larjeve vaginale;
• Bëni pastrimin duke kaluar nga vagina në anus dhe jo e kundërta;
• Mos përdorni deodorant intim;
• Mos përdorni veshje intime sintetike;
• Evitoni veshjen e pantallonave shumë të ngushta.
Ja si ta trajtoni atë në mënyrë natyrale!
• Para se të shkoni për të fjetur mund të aplikoni një shiringë me kos në vaginë. Ai është kurues i mirë sepse përmban fermentë laktikë.
• Bëni shpëlarje me sodë bikarbonat në mëngjes.
• Përdorni kundër djegieve një krem me përbërje kamomili.
• Shpëlahuni sa më shpesh të jetë e mundur.
Po metoda mjekësore?
Në më të shumtën e rasteve mjeku mund të përshkruajë përdorimin e disa ovulave të cilat duhet të vendosen në mbrëmje në brendësi të vaginës. pernenat.al