Guidë për shëndetin

Sipas studimit më të fundit, regjimi ushqimor mesdhetar mbron zemrën më mirë se ilaçet

+

heartpnrt

Të ngrënit sipas regjimit ushqimor mesdhetar mund të reduktojë sëmundjet kardivaskulare me 47%. Sipas një studimi shkencor, kjo dietë mund të zëvendësojë fare mirë medikamentet që mbajnë nën kontroll shëndetin e zemrës. Prania e perimeve, vajit të ullirit , frutave të thata e shumë produkteve të tjera kontribuon në shëndetin e zemrës. Të dhënat e përfundimit u prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare “European Society of Cardilogy” zhvilluar në Romë. Kardiologu Giovanni de Gaetano gjatë kryerjes së studimit me 1200 pacientët e tij për një hark kohor 7 vjeçar vuri re që kush kishte ndjekur regjimin mesdhetar kishte një përmirësim të funksioneve të zemrës e qarkullimit të gjakut. 208 pacientë kishin vdekur gjatë kohës së studimit e të gjithë prej tyre nuk kishin ngrënë sipas rregullave të arta të kësaj diete.
Përfitimet shëndetësore të dietës mesdhetare
Një dietë tradicionale mesdhetare përbëhet kryesisht nga sasi të mëdha perimesh, frutash të freskëta, arra, peshku dhe vaj ulliri. Një regjim i tillë, i shoqëruar me aktivitet fizik, ul rrezikun e sëmundjeve, më specifikisht:
1. Mbrojtjen ndaj diabetit të tipit 2
2. Parandalimin e sëmundjeve të zemrës
3. Ju mban në formë fizike
4. Ul rrezikun ndaj sëmundjes së alzhaimerit
5. Përgjysmon rrezikun ndaj sëmundjes së parkinsonit
6. Rrit jetëgjatësinë

Ne kete link do te lexoni shembullin e nje menu-je javore te dietes mesdhetare