Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Keni dëgjuar ndonjëherë për Spirulinën? Nuk ka gjë, nuk jeni të vetmit që e hasni për herë të parë mirëpo, nëpër botë, po diskutohet përditë e më shumë nëse duhet ta përfshijnë pluhurin magjik të algave në dietën e tyre ushqimore!? A është e sigurtë?! Spirulina është një lloj alge jeshile që tregëtohet në formë pluhuri ose kapsule. Ka përmbajtje të lartë proteinash dhe sipas studiuesve është e përmëbrë në masën 62% nga aminoacidet. Spirulina është gjithashtu antioksidant i fortë dhe ndihmon në mbajtjen larg të inflamacioneve. Është burim vitaminash A dhe E dhe përmban minerale si zinku dhe seleniumi. Duket mirë, apo jo? Vetëm se, duhet të keni një informacion thelbësor, ekzistojnë disa lloje algash të gjelbra prej të cilave jo të gjitha janë të sigurta. Ka pasur raportime se shpesh janë shkaktuar probleme që lidheshin drejtëpërdrejt me përdorimin e Spirulinës. Pluhurat e dëmshëm, aksidentalisht janë përzjerë me alga të tjera, toksike dhe pasojat kanë qenë problemet neurologjike. Pra, nëse do ta përfshini superushqimin në dietën tuaj duhet së pari të siguroheni që është e testuar pra, që është analizuar nga një kompani që nuk është e paguar nga fabrika që e prodhon. Sigurisht që duhet pak punë nga ana juaj por nëse nuk e bëni për shëndetin, atëherë për çfarë?!
Spirulinën mund ta gjeni edhe në tregun shqiptar me çmimin 6000-8000 lekë të reja për kilogramë. Sasia e konsumit të këshillueshëm ditor është 1-5 gr të cilat mund të shtohen thjesht në ujë apo në kos, supë, salca, gjithandej. Shija nuk është aq e fortë sa për të prishur shijen e ushqimit. Megjithatë, nuk dimë nëse duhet ta pini apo jo! Duke menduar sigurinë e pakët në Shqipëri në këtë fushë, qoftë kur është fjala edhe për ushqime më të zakonshme, besueshmëria bie dhe ngelen vetëm dyshimet. Mbetet gjithnjë alternative e të porositurit jashtë!
Përshtatur nga Telegraph.co.uk
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...