Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Jemi në muajin tetor, dhe ky është një muaj që përkon me ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Ky është një shqetësim që mund të prekë këdo nga ne dhe sigurisht ka pasoja tepër të rënda prandaj do të ishte mirë të njiheshim me të gjithë faktorët e mundshëm që do të ndikonin në rritjen e rrezikut të shfaqjes. Në lidhje me këtë ekspertët kohët e fundit flasin edhe për rrezikun ndaj përdorimit të bojës së flokëve, e cila na bën të ndihemi më të bukura por jo domosdoshmërisht të jemi edhe të shendetshme. Cilat do të ishin këshillat e ekspertëve? Ata theksojnë se boja nuk dëmton vetëm flokun por mund të rrisë edhe rrezikun e kancerit të gjirit, prandaj nuk duhet kurrësesi të përdorni boëj në flokët tuaj për më shumë se 6 herë në vit. Këtë alarm e ka hedhur Kefah Mokbel, mjek në “Princess Grace hospital” në Londër. Zbulimi i bërë është gati i pabesueshëm, dhe sipas të dhënave që ai bashkë me ekipin e tij ka mbledhur, gratë që kanë abuzuar me lyerjen e flokëve kanë qënë më të prekura nga tumori i gjirit. Ata e konsiderojnë gruan që praktikon shpesh bojën, 14% më të rrezikuar se gratë e tjera. Ndërkaq ai këshillon të përdoren gjithmonë bojëra natyrale dhe jo sintetike pasi në këtë rast rreziku do të jetë më i ulët. Edhe Henne konsiderohet si një produkt i shëndetshëm, duke theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e përdorimit të ngjyrave natyrale.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...