Guidë për shëndetin

Studimi shkencor: Burrat që hanë ushqim të gatuar në tiganë që nuk ngjisin kanë penis më të vogël e cilësi të keqe të spermës

+

etfe

Një studim i ri zbuloi ka zbuluar se kimikatet që gjenden tek tiganët e gatimit që nuk ngjisin, mund të ndikojnë negativisht në shëndetin riprodhues të mashkullit.
Hulumtimi, i cili u zhvillua në Itali, zbuloi se meshkujt që ishin ekspozuar ndaj komponimeve perfluoroalkil, si PFC, kishin cilësi shumë më të ulët të spermës, në krahasim me meshkujt e tjerë.
PFC-të janë kimikate që zakonisht gjenden tek enët e gatimit që nuk ngjisin dhe sipas studimit botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, meshkujt adult kanë më shumë gjasa për të grumbulluar kimikatet në trupin e tyre për arsye ende të panjohura!
Hulumtuesit shqyrtuan 383 nxënës të shkollave të mesme. Ata iu nënshtruan analizave komplet të gjakut për të matur hormonet seksuale e veç kësaj, studiuesit shqyrtuan mostrat e spermës dhe përmasat e organit gjenital si gjatësinë, volumin testikular etj.
Ajo që u vu re ishte, që meshkujt e ekspozuar ndaj këtyre kimikateve, që kishin nivel të lartë PFC në trup kishin një cilësi të ulët të spermës e organe disa cm nën përmasat mesatare sipas andrologëve.
Autorët e studimit shprehin shqetësimin, se të gjithë agjentët e jashtëm , në dukje të parrezikshëm mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues të mashkullit duke shkaktuar dhe infertilitet. Burimi: NewYorktime Post