pierre cardin2

Guidë për shëndetin

Të gjitha efektet e dobishme të karotës

+

livvineging
Kur mendojmë për karotën, gjëja e parë që na vjen ne mend është që na ndihmon për shikimin dhe që të ruajmë nxirjen gjatë verës. Por karrota është shumë e dobishme se kaq. Ajoështë një perimet më të përdorua në botë. Përmban nj sasi të madhe vitaminash A, B, C, E, antioksidantë dhe minerale. Zbuloni disa nga benefitet më të mira të saj:

Parandalon plakjen e menjëhershme : Karrota përmban beta-karoten, acid folik, fibra dhe magnez, të gjithë këta përbërës janë të këshillueshëm që të mbeteni gjithmonë të rinj. Ato ndihmojnë mëlçinë të prodhojë vitaminë A, kjo e fundit ndihmon shëndetin e kockave, sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga veprimi i radikaleve të lira.

Ndihmojnë tretjen : Personat që vuajnë nga konstipacioni, duhet të hanë sa më shumë karrota të gjalla. Por karrotat janë një ushqim i shkëlqyer edhe për ata që kanë probleme me diarrenë, gastritin, uclerën apo kur keni djegie të stomakut. Karrotat janë të këshillueshme edhe kur keni probleme me parazitët e zorrëve ose infeksione të ndryshme.

Ushqimi magjik i shtatzënisë : Karotat nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor. Vitamina A që përmban karrota është shumë e këshillueshme gjatë kësaj periudhe. Ndihmon formimin e qelizave të reja në organizëm. Gjatë ushqyerjes me gji femrat duhet të hanë 2 deri në karota në ditë, pasi nxit prodhimin e qumështit të gjirit.

Rregullon sheqerin në gjak : Karota e gjallë është e këshillueshme për personat që vuajnë nga diabeti pasi ajo përmban karbohidrate natyrale. Karbohidratet përthithen lehtësisht nga organizmi dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe shikimin, dy probleme nga të cilat vuajnë personat e prekur nga diabeti.
Ndikimi i karotës në shëndetin mendor është i jashtëzakonshëm. Kjo ndodhpasi karrota përmban fosfor dhe potas. Këta dy përbërës rigjenerojnë nervat dhe ulin efektet e shkaktuara nga stresi. Nëse kohët e fundit harroni shpesh ku i vendosni gjërat, është koha të hani një karotë.

Living