Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Mjeku infeksionist Gentian Stroni na njeh me të gjitha problematikat e stinës së nxehtë, infeksionet ndaj të cilëve jemi të rrezikuar gjatë verës…Duke e njohur problemin e keni më të lehtë që ta parandaloni!
“Problematikat që vijnë gjatë periudhës së beharit janë më së shumti si pasojë e klimës së nxehtë. Kjo e fundit bën të mundur rritjen e aktivitetit tonë në radhë të parë, ne jemi më gjatë në veprimtari jashtë shtëpisë dhe duke qenë kështu kemi dhe mundësinë që të ekspozohemi shumë më tepër ndaj agjentëve infektivë. Agjentë infektivë në pjesën më të madhe të rasteve konsiderohen ato që japin problematika në traktin gastro-intestinal, në ndryshim me dimrin, që japin në traktin respirator. Më konkretisht, ne hamë një frut të palarë sepse na pëlqen dhe e marrim nga pema, pa e ditur që përmes saj mund të marrim infeksion, përveç pjesës së pesticideve e të tjera. Sjelljet tona gjatë verës janë sjellje me risk, pasi mundësojnë marrjen e kollajshme të mikroorganizmave bakterialë. Në verë edhe mundësia për t’u ekspozuar pluhurit është shumë herë më e madhe. Me ushqimet, ne marrim dhe mikroorganizmave si pasojë e mospërgatitjes së mirë të ushqimeve. Ndodh që të frekuentohen restorante ku ushqimi është mbajtur për një kohë të gjatë në kushte jofrigoriferike para se të gatuhet, ose nuk gatuhet siç duhet. Ndodh që të merret një ushqim i mirë nga bujku, por ka qëndruar për një kohë të gjatë pa u përpunuar deri në momentin që na serviret ne në tavolinë. Dhe kjo është pjesa e sigurisë ushqimore që duhet të konsiderohet. Kjo siguri fillon “from farme to table” (nga ferma në tavolinë), referuar termave që përdor Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zinxhiri, nëse arrin të shkurtohet, të sigurohet që secila nga hallkat të ketë siguri maksimale, atëherë popullata do të jetë e shëndetshme. Nëse ndodh që ushqimi të merret nga bujku, por nuk magazinohet mirë, vjen në restorant, por s’gatuhet siç duhet, ose gatuhet siç duhet, por nuk ruhet në kushtet e duhura, atëherë nuk mund të flasim për siguri. Për shembull, në një dasmë, volumi i madh i ushqimit bën të mundur që edhe gatimi të ketë probleme, por dhe servirja të mos bëhet në kohën e duhur. Gjatë kësaj kohe mund të ketë miza apo baktere të ndryshme, që aktivizojnë këto mikroorganizma bakteriale”-ka thënë Stroni në një intervistë për Panorama.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...