Guidë për shëndetin

Zbulohet hormoni që frenon oreksin

+

oobeziisteti
Zbulohet një hormon në kocka që frenon oreksin, duke vepruar direkt në tru, çka mund të jetë një aleat mjaft i mirë në luftën ndaj obezitetit dhe diabetit. Ky është rezultati i një ekipi hulumtuesish nga “Columbia university medical center”.

Hormoni quhet “lcn2” dhe është molekula e fundit me funksion hormonal zbuluar në eshtra. Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë lipocalin 2 (një molekulë e aftë të tejkalojë barrierat e murit mikroskopik që mbron trurin nga reflekset me rrezik) për të vepruar direkt në hipotalamus, qendra e kontrollit të oreksit.

Ekspertët kanë kryer eksperimente me pacientët me diabet të tipit 2, duke arritur në rezultatin që ata me përqendrim të lartë të lipocalin 2, janë më të shëndoshë dhe kanë vështirësi në trajtimin e sëmundjes. Kështu, lipocalin 2 është një molekulë premtuese për trajtimin e obezitetit dhe diabetit.