Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Shumica prej nesh janë të detyruar të hedhin poshtë sa e sa ushqime vetëm sepse nuk kanë arritur t’i konsumojnë në kohë. Sa herë na prishen perimet, qumështi a produkte të tjera? Kjo është arsyeja pse këto sekrete na duhen të gjithëve, sidomos atyre që nuk kanë një plan të rregullt gatimi dhe, nga ana tjetër, nuk e kontrollojnë veten kur bëjnë pazarin.
Nëse e fusni qumshtin në ngrirje mund ta ruani për disa javë.
Në format e akullit mund të ngrini edhe vezët në mënyrë që freskia e tyre të zgjasë më shumë. Thyejini, hidhini nëpër forma dhe lërini në ngrirje.
Për të shmangur mykun e zakonshëm që krijohet në shishet e salcave, hidhini ato nëpër qese ushqimesh dhe futini në ngrirje.
Sallatën jeshile apo lakra të tjera që përdorni, lajini dhe mbështillini me peceta kuzhine përpara se t’i vendosni në frigorifer, do të jetojnë më gjatë.
Në pjesën e brendshme të derës së frigoriferit, mollët mund të qëndrojnë edhe për muaj me radhë.
Karotat mund t’i vendosni në një enë me rërë dhe do të harroni kur keni blerë për herë të fundit.
Kosin apo djathërat kremoz lërini përmbys në frigorifer.
Qepët dhe hudhrat e njoma nuk do të prishen nëse I vendosni në një gotë me ujë.
Sallata jeshile mund të ruhet e pastruar dhe e prerë në një enë qelqi të mbyllur.
Mjalti gjithashtu duhet të ruhet në enë qelqi.
Living
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...