Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
E zeza është një ndër ngjyrat që nuk mungon kurrë në garderobën e një femre. Një ngjyrë që mund t’ju shpëtojë në çdo situatë si për shembull fshehja e disa kilogramëve më shumë, si dhe është e lehtë për t’u kombinuar me çdo ngjyrë dhe aksesor. Edhe nëse përdoret e vetme nuk është kurrë monotone sepse nuk është asnjëherë e njëjta. Por pavarësisht kësaj, e zeza klasike shpesh humbet pikërisht të zezën e saj. Ndoshta po pyesni si është e mundur diçka e tillë. Larjet e vazhdueshme, zgjedhja e temperaturës së gabuar gjatë hekurosjes, ekspozimi në diell dhe veprimi gërryes i detergjentëve larëse bëjnë që veshjet e zeza të humbasin ngjyrën dhe të duken si diçka e vjetëruar, edhe pse ju mund t'i keni blerë rishtas. Në këtë artikull do ju njohim me 5 këshilla si të shmangni zbardhjen e veshjeve të errëta:
1.Zgjidhni detergjentin e duhur: Shumë amvisa mund të mendojnë se blerja e një detergjenti të posaçëm për veshjet e errëta është shpenzim i kotë, por në fakt nuk është kështu. Detergjentët për rrobat me ngjyrë përmbajnë substanca që zbardhin veshjet e errëta. Këshillohet të përdorni detergjent të lëngshëm dhe jo pluhur.
2.Kthejini veshjet mbrapsht: Para se të fusni veshjet e zeza në lavatriçe kthejini së prapthi. Copat e errëta kur ekspozohen direkt me metalin e makinës larëse zbardhen më shpejt dhe mund të hollohen. Mos harroni të mbyllni dhe zinxhirët dhe kopsat.
3.Bëni kujdes me temperaturën e larjes: Duhet të dini se veshjet e zeza nuk e durojnë dot nxehtësinë. Ajo i bën te humbasin ngjyrën dhe te zgjerohen. Lajini me maksimumin 30ºC.
4.Zgjidhni me kujdes rrotullimet e centrifugës: Ashtu si temperatura edhe centrifuga është e rëndësishme. Kur keni veshje të zeza gradojeni atë në maksimumi 800 rrotullime për minutë.
5.Varini si duhet ne tel: Varja në tel është gjithashtu tejet e rëndësishme. Rrobat e zeza nuk duhet t'i lini neë vende ku i zë gjithë kohës dielli sepse zbardhen mëe shpejt nga sa mendoni. Lërini ne hije dhe diku ku mund t'i kapë era.
Për t'iu rikthyer ngjyrën e errët veshjeve tuaja shtoni uthull molle, kripë të jodizuar dhe piper të zi para ciklit të larjes.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...