A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Të ruajë viktimat ndërkohë që pritet të mbërrijnë ndihmat, kjo është përgjegjësia kryesore e dëshmitarit të parë. Megjithatë, ai duhet të sigurohet që këta të fundit janë njoftuar siç duhet.Cilat janë informacionet e domosdoshme që duhen dhënë? Çfarë numri duhet marrë në telefon?
Kërkimi i ndihmës është një veprim jetik. Në rastin e aksidenteve, nga ai varet fati i viktimave. Në rast se njoftimi bëhet siç duhet, ai bën të mundur dërgimin dhe mbërritjen e shpejtë të mjeteve të duhura të ndihmës në vendin e aksidentit.
Në Shqipëri ka disa numra të rëndësishëm telefoni të urgjencës:
Urgjenca mjeksore: 127
Policia – Ndërhyrja e shpejtë: 129
Policia rrugore: 126
Zjarrëfikëset: 128
Si duhet vepruar?
Në rast të çfardo aksidenti, është e nevojshme që të njoftoni ndihmën e shpejtë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Përdorni më mirë ndërmjetësinë e një dëshmitari i cili do të njoftojë urgjencën.
Njoftimi i shërbimit të urgjencës bëhet pas një ekzaminimi të shpejtë të situatës dhe të të plagosurve.
Është e domosdoshme të verifikoni me personin që njofton urgjencën që mesazhdi i transmetuar është i plotë.
Në këtë mesazh duhet të përfshihen:
Pasi është bërë njoftimi i urgjencës, mos e mbyllni telefonin pa marrë konfirmimin e marrjes së të dhënave nga shërbimi i urgjencës .
Tregohuni të qartë dhe konçizë
Gjatë telefonatës me shërbimin e urgjencës, ruani qetësinë. Përgjigjuni pyetjeve që ju drejtojnë. Nuk është humbje kohe.
Sa herë që të jetë e mundur, dërgoni dikë për të lehtësuar mbërritjen e ndihmave, për t’u treguar rrugën, gjë që bën të fitohet kohë.
Numrat e urgjencës janë falas nga celulari apo telefoni fiks.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...