Probleme të përditshme

3 mënyra të shpejta për të hequr njollat e bojës së flokëve në shtëpi

+

hairdye

Njollat e bojës së flokëve në lëkurë janë shumë të zakonshme sidomos kur i lyeni vetë okët në shtëpi. Duke qenë se nuk jeni eksperte boja do të tentojë të dalë në lëkurë duke bërë pis ballin, qafën, zonën rreth veshit dhe shpesh edhe duart nëse nuk keni veshur doreza. Mirëpo kjo bojë nuk largohet plotësisht thjeshtë me një larje apo sapun. Shenjat e saj duken shëmtuar dhe prishin pamjen estetike duke ngjyrosur lëkurën. Ja 3 mënyra të thjeshta si ti largoni shpejtë këto njolla bojë nga lëkura.

1-Miksoni alkool dhe detergjent enësh: Merrni pak pambuk dhe lyeni tek përzierja dhe fërkoni butësisht lëkurën. Boja do të largohet lehtësisht.

2-Sodë buke dhe detergjent enësh: Shtoni 3 lugë sodë buke dhe një lugë detergjent enësh dhe fërkonin zonën me bojë . Ky skrab do të largojë njollat dhe më pas shpëlajeni lëkurën.

3-Uthull molle: Nëse dy mënyrat më sipër nuk kanë funksionuar atëherë merrni një copë dhe lyeni me uthull molle dhe lëreni mbi lëkurë për pak minuta. Më pas fërkojeni zonën me copën.