Probleme të përditshme

5 këshilla për të fjetur sa më qetë pas një dite të lodhshme

+

bebikoala

Muaji mars, përveçse solli lulet e bukura të qershive, diellin e ngrohtë dhe pranverën, mund të konsiderohet edhe si muaji i festave. Sapo kaluam 7 dhe 8 Marsin, Ditën e verës, kurse sot është Dita ndërkombëtare e gjumit. Shumë prej jush mund të habiten që ekziston një ditë e tillë, por nuk duhet harruar që gjumi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në jetën tonë. Që në vegjëli mamatë na thonin të flisnim sa më shumë sepse rriteshim më shpejt. 
1.Mos abuzoni me darkën, konsumoni kryesisht ushqime që treten lehtë dhe nuk ju rëndojnë stomakun. Përpiquni të evitoni pijet e gazuara, mishin e kuq, ushqimet pikante, kafenë dhe pijet alkoolike. Këshillohet që darka të konsumohet tre orë para gjumit, kohë që i nevojitet oragnizmit për të tretur plotësish atë që keni ngrënë
2.Në qoftë se doni gjumë sa më të qetë bëni një banjo të ngrohtë para se të shtriheni, më saktë 1 orë e gjysmë përpara fjetjes. Ju ndihmon të çlodhni muskujt, rrit aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe lehtëson procesin e eleminimit të toksinave nga organizmi. Ky proces shumë i rëndësishëm filtrimi ndodh vetëm gjatë gjumit.
3. Për një gjumë të mirë duhet t’u kushtoni rëndësi të veçantë dyshekut dhe shtresave së shtratit. Për më tepër lexoni këtu.
4. Evitoni sa më shumë të jetë e mundur dritën artificale blu që vjen nga pajisjet elektronike si telefoni, iPadi apo edhe laptopi. Kjo dritë avktivizon neruronet e zgjimit dhe nuk ju lejon të bëni gjumë të rehatshëm.
5. Një gjumë i mirë është një rutinë ditore që kërkon hapësirën e tij. Për këtë arsye është e këshillueshme të vendosni orare të caktuara. Nëse doni të ndryshoni këto orare duhet të flini maksimumi 30 minuta më herët ose më vonë nga orari i mëparshë. Trupi juaj do të arrijë të përshtatet lehtë me ndryshimet e reja.