Probleme të përditshme

5 veshjet e përditshme që dëmtojnë në mënyrë të fshehtë trupin e një femre

+

clothes

Të vishesh bukur, të jesh e kuruar dhe të gjithmonë në stil nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendohet. Shumë femrave u duhet ''të vuajnë'' mbi taka të larta ose veshje tmerrësisht të ngushta për të respektuar kode të mirëpërcaktuara veshjeje ose thjesht për të qenë në stil. Por veshjet e përditshme mund të jenë armiqtë më të mëdhenj të organizmit tuaj.

Tangat: Tangat janë ndër veshjet intimE më të pëlqyera dhe të përdorura nga femrat në të gjithë botën. Janë zgjedhje shumë e mirë kur vishni fustane ngjitur pas trupit ose kur përdorni pantallona të bardha. Në qoftë se bëni pjesë në katëgorinë e femrave që përdorin vazhdimisht tanga kini kujdes pasi mund të shkaktojnë infeksione vaginale, hemorroide, irritim të lëkurës dhe krijojnë shenja mpirjeje në zoën gjenitale.
Pantallonat e ngushta xhins: ‘’Skinny jeans’’ janë prej shumë vitesh pjesë e garderobës të secilës prej jush. Edhe pse janë shumë të bukura dhe ju ndihmojnë të nxirrni në pah format trupore, pantallonat e ngushta ndikojnë ngeativisht në shëndetin e femrave. Ato shkaktojnë probleme të qarkullimit të gjakut, ngushtim të venave dhe probleme me tretjen, mpirje dhe dhimbje të kofshëve.
Varëset dhe vëthët e rëndë: Sipas studimeve të ndryshme, gati 20% e femrave shfaqin shenja të infkesioneve bakteriale si pasojë e përdorimit e vëthëve dhe varëseve të rënda. Mjekët rekomandojnë  të keni kujdes me materialet e përdorura dhe të evitoni kontaktin e drejtpërdrejtë të lëkurës me materialet prej plumbi ose metali i papapërpunuar.
Shpakat me gisht: Edhe pse janë një domosdoshmëri për stinën e verës, sidomos gjatë periudhës së plazhit, por nuk janë aq të sigurta sa mund të imagjinoni. Këmba është tërë kohës e ekspozuar ndaj papastërtive, baktereve dhe mund të gërvishtet ose të lëndohet lehtësisht.
Takat e larta: Sipas studimeve të fundit të Auburn University, femrat që përdorin për një kohë të gjatë taka të larta  10-centimetërshe kanë rreth 4 herë më shumë probleme me këmbët se femrat që përdorin këpucë të sheshta. Ndër më kryesoret përmendim kallot, dëmtimet e tendinave, osteoartritietj. Sa më lartë dhe e hollë të jetë taka, aq më i rëndë është dëmi në organizëm.