Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Sa herë që lodheni me pamjen e duarve tuaja, gjëja e parë që bëni është t’u jepni jetë duke i lyer me ngjyrat e preferuara. Aq më tepër tani në verë, ku keni mundësi që përveç lyerjes së thonjve të duarve të lyeni edhe ata të këmbës. Fatmirësisht, ndryshe nga mamatë tuaja keni shumë më tepër mundësi përzgjedhjeje ngjyrash dhe motivesh, edhe pse jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhen.Thonj të lyer më shumë se duhet, pika manikyri që kullojnë në tapet ose mbi parket, Living ju rikujton 3 truke të shpejta për të hequr njollat e manikyrit nga dyshemeja dhe veshjet, si dhe rezultat jo i kënaqshëm, ky është skenari tipik që na ndodh ne femrave një pasdite të diele e jo vetëm. Për të mos folur për ndryshimet e shpeshta të mendjen rreth ngjyrës së përdorur, e cila jo rrallëherë nuk na shkon e as kombinohet me veshjen e këpucët. Nëse mendoni se zgjidhja është acetoni, i cili duhet thënë ka përmbajtje amoniaku dhe kimikatesh, gaboheni. Në videon e mëposhtme Living ju njeh me një truk shumë interesant që as e keni marrë kurrë me mend. Ju nevojitet një furçë dhëmbësh, pak kolinoz, një limon dhe një pjatë. Për më tepër ndiqni videon dhe provojeni dhe ju në shtëpitë tuaja.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...