A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Shumë prindër fillojnë të shqetësohen seriozisht kur fëmija e tyre nuk pushon së qari pa asnjë arsye. Edhe pse është i shëndetshëm dhe i ushyqer mirë, sërish nuk arrijnë ta bëjë të pushojë. Në këtë artikull Livig do ju njohë me një prej arsyeve më të rrezikshme që shkakton të qara tek fëmija.
E vështirë ta besosh, por e qara mund të shkaktohet edhe nga një fije floku në çorapin e fëmijës. Ajo mund të shtrëngohet rreth gishtit të këmbës së bebes nga lëvizjet e tij të shpeshta. Kjo fije mund të shkaktojë dhimbje dhe pengim të qarkullimit të gjakut dhe është shumë e rrezikshme nëse nuk kuptohet në kohë. Me kalimin e kohës bëhet më vështirë vërejtja e qimes për shkak të enjtjes së gishtit të këmbës. Ky fenomen është quajtur “hair tourniquet”.
Scott dhe Jessica Walker janë dy prindër të rinj që janë përballur me këtë fenomen. Vogëlushja e tyre kishte qarë gjatë gjithë kohës pa asnjë arsye. Jessica i heq çorapet për ta qetësuar kur sheh se njëri gisht i këmbës ishte enjtur dhe skuqur. Pasi e kontrolloi, pa një qime përreth gishtit. Nëse nuk do ta kishte parë në kohë, kjo situatë mund të kishte një fund aspak të mirë.
Ky fenomen duket i rrallë, megjithatë shumë prindër në të gjithë botën përballen herë pas here me të, prandaj është mirë që të informoheni në çdo kohë.
Living/Burimi: ‘’Bright Side’’
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...