Sulm terrorist në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit (Video)
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Shumë njerëz ëndërrojnë për dhëmbë të bardhë si bora, të bukur dhe të shëndetshëm, por shumë pak guxojnë të provojnë teknikat për zbardhjen e tyre. Living ka zbuluar disa teknika për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie, të cilat nuk kanë asnjë efekt anësor. Sigurisht, këto truke nuk do të thonë që duhet të hiqni dorë nga vizitat e rregullta tek dentisti. Megjithatë, ato ju ndihmojnë që të keni dhëmbë më të bardhë dhe mishrat e tyre të jenë më të shëndetshme.
Shafran Indie dhe vaj kokosi: Përzieni 1 lugë çaji shafran Indie me të njëjtën sasi të vajit të kokosit dhe 2-3 pika vaj mente. Përdoreni këtë përzierje siç bëni rregullisht me pastën e dhëmbëve. Ajo do të kujdeset për smaltin e dhëmbëve, do t’i zbardhë ato dhe do të freskojë frymëmarrjen tuaj.
Pastë me luleshtrydhe: Merrni një luleshtrydhe të freskët dhe shtypeni me pirun. Përziejeni me shumë pak kripë dhe me anë të një furçe dhëmbësh fërkoni me kujdes dhëmbët për pak minuta. Më pas shpëlajeni gojën si zakonisht. Për të mbrojtur smaltin e dhëmbëve është mirë që të mos e përdorni këtë trajtim më shpesh se një herë në dy javë.
Lëkura e bananes: Lëkura e bananes përmban substanca që shpërbëjnë pllakën bakteriale dentare dhe ndihmojnë për zbardhjen e dhëmbëve. Vendoseni pjesën e brendshme të lëkurës së bananes nga të dyja anët e dhëmbëve dhe prisni për 5-7 minuta. Më pas i lani dhëmbët si zakonisht dhe shpëlani gojën. Përsëriteni këtë trajtim sa herë të doni.
Aloe Vera: Për të pasur vërtet një buzëqeshje Hollivudiane, përdorni lëngun e freskët të aloe verës ose blini xhel natyral të kësaj bime. Vendosni pak nga ky xhel në dhëmbë, fërkojini ato me një furçe dhëmbësh dhe më pas e shpëlani gojës si zakonisht. Mund ta bëni këtë trajtim pas çdo larje të dhëmbëve, dhe pas disa javësh do të shihni se buzëqeshja juaj do të shndrisë.
Burimi: ‘’Bright Side’’
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...