Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Jeta duhet jetuar ashtu si të vjen. Është e shkurtër dhe duhet shijuar në çdo moment. Ndonjëherë mendoj që përse mua, përse më ndodhi mua të jem e verbër…por gjithnjë i them vetes që mund të ishte dhe më keq. Në mungesë të shikimit shumë gjëra janë ndryshe, bota është ndryshe, por mos mendoni medoemos që është për keq. Për shkak të problemit që kam është e lehtë të bie në zbrazëti, por kam shumë arsye e dëshira që të mbahem fort pas tyre e të mos të bie në humnerën e kotësisë. Nuk dekurajohem lehtë përpos vështirësive që kam pasur në jetë. Vështirësi shkollimi, punësimi, vështirësi financiare dhe nuk mbeten pas vëshitrësite e jetës nga ato më të voglat madje, nga ato që që ju i shihni si gjërat më të thjeshta e të parëndësishme. Kam kuptuar që në jetë ka vetëm një mënyrë për të ecur përpara, dëshira për të bërë gjëra, dëshira për të ecur me pasionin, dëshira për të respektuar pasionin. Dëshira për t'u marrë me muzikë ka qenë motivi kryesor dhe shtysa kryesore për të jetuar. Ndjej që kam lindur me muzikën. Që kur kam filluar të kuptoj, kuptova që muzika ishtë pjesë e imja. Kam qenë 3 vjeç kur kam prekur tastet e një pianoje lodër dhe vetëm në klasë të pestë kur familja më bëri dhuratën më të çmuar pianon klasike kuptova që tingujt e saj do të më shoqëronin gjatë gjithë jetës. Në kushtet që ke një vështirësi, një problem në shikim, muzika është dhe një shoqeri e mirë që nuk të tradhëton kurrë, por jo vetëm muzika, janë librat janë shumë miq të mirë, familjarët që nuk na braktisin kurrë, është puna që ne bëjmë. Punoj në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit. Është dëshira për t'u marrë me art, hera herës dhe me shkencën e artit me estetikën e së bukurës, ajo që më mban larg zhurmave e dallgëve të jetës. Është muzika, arti, ai që më mban të kyçur fort pas shpirtit të vet endacak dhe jo vetëm mua por dhe motrën time, Adën. Atë që se di Ada ia them unë, atë që se di unë ma thotë Ada dhe kështu funksionon sepse asnjëra nga ne nuk shikon. Unë mësoj shumë nga ajo dhe ajo shumë nga unë. Është një marrëdhënie e ndërsjelltë. E pranuam jetën me të mirat dhe të këqijat e saj dhe pse të dyja e shohim botën me sytë e zemrës.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...