Probleme të përditshme

Nga aromat e pakëndshme të frigoriferit tek shkëlqimi i flokëve, të gjitha përdorimet e panjohura të kafesë që duhet t'i zbuloni

+

flockakafes

N e të gjithë e konsumojmë kafe, disa më pak e disa më shumë. Madje shumë prej nesh nuk mund ta nisin ditën pa konsumuar fillimisht filxhanin e kafesë. Përveç aromës dhe shijes së mrekullueshme, kafeja ka një sërë efektesh pozitive në trajtimin e lëkurës, flokëve etj, falë përbërsve të tillë si
 vitamina B2, B3 dhe B5, antioksidantët, përbërësit me veti antiinflamatore etj.
Ju mund ta përdorni si pjesë të përbërëse të shumë maskave e trajtimeve të bukurisë në kushte shtëpise, ndonëse ne ju rekomandojmë që ta përdorni më së shumti si scrub. Në një enë shtoni 1 lugë çaji sodë buke, 1 lugë gjelle me vaj ulliri dhe 2 lugë çaji me mbetjen e kafese. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe vendosini mbi lëkurë të lagur. Masazhojeni për disa minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Ky trajtim jo vetëm që eleminon qelizat e vdekura nfa lëkura, por edhe e hidraton dhe ushqen atë me vitamina e antioksidantë që e mbrojnë nga veprimi i radikaleve të lira.

472060 Depositphotos 128256192 xl 2015 1 1525158452 728 4b8b7da8e3 1526200954
Sa herë ju ka ndodhur të hapni frigoriferin dhe të jeni penduar në të qindtën e sekondit për shkak të erës së keqe të tij? Edhe pse përpiqeni ta lani vazhdimisht, fakti që në të vendosim shpeshherë ushqime, herë të pambështjella a pambuluara, bën që aromat të përzihen me njëra-tjetrën dhe rezultati nuk është gjithmonë i kënaqshëm. Mos u shqetësoni, mjafton të lini brenda një filxhan me kafe pluhur dhe aromat e pakëndshme do të zhduken.

rromaks
Jo vetëm lëkura e fytyrës dhe trupit, por edhe flokët mund të përfitojnë nga efektet dobiprurëse të kafese. Nëse doni që flokët tuaj të rriten të shëndetshëm dhe plot shkëlqim, trajtojini ato me kafe. Zieni 1 litër kafe dhe me ndihmën e një shisheje në formë sprucatori njomni flokët. Masazhojini fillimisht dhe më pas lërini të veprojë për 20-30 minuta. Lani kokën në fund vetëm me balsam.

472160 13867910 31 0 1526033520 1526033570 1500 1 1526033570 728 83ce4b5dc8 1526200954

Nëse keni vendosur t’i jepni një pamje të re ballkonit apo kopshtit tuaj, ju sugjerojmë që krahas dheut të plehëruar të shtoni në të edhe kafe pluhur. Kjo e fundit përmban nitrogjen, një element shumë i rëndësishëm që i mban lulet dhe bimët gjithmonë të lulëzuara.

gardens