pierre cardin2

Probleme të përditshme

Shkaqet e tharjes së lëkurës dhe mënyrat për ta trajtuar

+

ppelelelsek
Sasia e ulët e yndyrës në filmin hidrolipidik në krahasim me normën shkakton probleme endokrine me natyrë hormonale që ndikojnë direkt mbi veprimtarinë e gjendrave sebace. Reduktimi ose akoma më keq zhdukja e filmit hidrolipidik është shkaki i 80% të rasteve me tharje të ekzagjeruar por, cilat janë arsyet e tjera?

Gjendjet e veçanta patologjike
Efektet anësore të disa medikamenteve
Mungesa e yndyrnave të ndërfutura ndërmjet qelizave epidermike

Si të trajtojme lëkurën e thatë ?
Mbi të gjitha pastrimi i lëkurës së thatë duhet të jetë sa me pak ekstrem i mundshëm dhe duhen përdorur produkte delikate dhe në sasi të pakët.
Por si të kuptojmë nëse një pastrues është delikat apo jo? Një nga metodat më të lehta është që të shihni se sa shkumë bën produkti ; sa më pak shkumë të bëjë aq më delikat është ai pasi sasia e shkumës lidhet në raport të drejtë me sasinë e substancave që heqin yndyrën e lëkurës. Krahas substancave pastruese delikate produktet për lëkurën e thatë duhet të kenë edhe substancë qetësuese që të reduktojnë agresivitetin e lëkures.

Burimi: Biovota