Probleme të përditshme

Si të bindni fëmijët e moshës 2-3 vjeç të presin flokët, pa të qara dhe ulërima

+

koklesh

Fëmija juaj fillon të qajë sapo shkoni tek berberi apo parukIerja? Mos u shqetësoni, kjo është një sjellje tipike dhe normale e moshës 2-5 vjeç.
Përse fëmija ka frikë të presë flokët? Fëmijët në këtë moshë kanë filluar të jenë më të ndërgjegjshëm rreth asaj që ndodh dhe tashmë i interesojnë të gjitha gjërat që ndodhin në trupin e tyre. E qethura dhe prerja e thonjve mund të perceptohet nga ata si diçka që është duke u marrë nga trupi. Për këtë arsye ju si prindër nuk duhet ta konsideroni refuzimin e tij si një tekë të momentit, prandaj e bërtitura është fare e padobishme. Fëmija mund ta theksojë edhe më tepër refuzimin e tij.
Si duhet të sillen prindërit? Ai duhet të marrë siguri dhe të ndihet i qetë, prandaj ju duhet ta bindni se flokët do te rriten shumë shpejt, dhe njëkohësisht t’i shpjegoni se duke i prerë nuk është duke humbur asgjë nga trupi i tij. Nga ana tjetër mund të argëtoheni së bashku me parukieren apo berberin dhe të shprehni se edhe ju keni nevojë të prisni flokët. Merrni në konsideratë edhe preferencat e pranueshme të fëmijës në lidhje me modelin e flokëve. Mos harroni ta lavdëroni pas një sjellje dhe qëndrimi të mirë. E dobishme do të ishte edhe prania e një bashkëmoshatari të tij ndërsa fëmija pret flokët, i cili mund të bëjë të njëjtën gjë. Fëmijët argëtohen shumë edhe nëse i bëni foto para dhe pas prerjes së flokëve. Ndiqni këto sygjerime dhe do ta keni më të lehtë të menaxhoni të qarat e fëmijës tuaj ndërsa qethet./Burimi ''përnënat.al"