Probleme të përditshme

Si të shmangim gjendjet e ankthit?!

+

ankathiathi
Na ndodh vazhdimisht të përfshihemi shumë, me njerëz apo çështje të caktuara. Për fat, arti i qetësisë mund të mësohet, të paktën pjesërisht. Mjafton të praktikosh disa sjellje!
Ka nga ata që i përballojnë mirë edhe problemet më të vështira, ashtu siç ka të tjerë që alarmohen edhe për gjërat më të vogla të përditshmërisë. Nëse bën pjesë në kategorinë e dytë, do ta kesh pyetur shpesh veten nëse ekziston një mënyrë për të ruajtur qetësinë!? Në fakt, po! Ka zgjidhje për t’i përballuar mirë situatat që të shkaktojnë ankth.
“Ndryshimi fillon me ndërgjegjësimin . Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për mënyrat e tyre të të reaguarit. Duke e kuptuar, do të zvogëlojnë dozat e ankthit e panikut. Ankthi nuk duhet parë vetëm negativisht, ama bëhet i tillë nëse situatat përsëriten çdo ditë. Përtej rasteve ekstreme, ankthi mund të përfaqësojë edhe diçka positive. Është si një ‘alarm’ që na njofton për rrezikun e mundshëm.

Megjithatë, ata që e ndiejnë doza të rënda në përditshmëri duhet patjetër të ndryshojnë disa zakone:

1. Të kuptojnë se kur duhet të jenë gati për ‘problemin’.
2. Të vendosin përparësitë
3. Të çlirohen nga ideja për të kontrolluar gjithçka
4. Të reagojnë në vend që ta shtyjnë përballjen me problemin
5. Të bëjnë dallimin mes realitetit dhe frikërave të tyre
6. Të njohin dhe pranojnë pasiguritë e tyre

Nga Living