pierre cardin2

Probleme të përditshme

Si të testosh pehashin e urinës me lakër të kuqe

+

acicditatabrekek
Ne e dimë se dieta mesatare perëndimore prodhon acide, ndërsa dieta mesatare me bazë bimore i redukton ato. Ndjekja e një diete me bazë acide jo vetëm që ndikon në rrezikun e formimit të gurëve në veshka, por mund të shkaktojë acidozën metabolike kronike të gradës së ulët, që është acidi i tepërt në qarkullimin e gjakut, dhe që mendohet se kontribuon në dobësimin e muskujve me kalimin e moshës. Cila është mënyra më e mirë për të përcaktuar se sa acide është dieta juaj? Ndoshta metoda më e thjeshtë (dhe më e mërzitshmja) është që të blesh ca letra pehashi dhe të urinosh mbi to. Apo, përse të mos përdorni atë që mund të keni në frigoriferin tuaj: lakrën e kuqe. Lakra e kuqe ose ngjyrë vjollce, ju ofron një nga lëndët më të mira ushqyese. Madje, mund ta përdorni edhe për të kryer eksperimente kimie të bëra në kuzhinë, ose në këtë rast, eksperimente tualeti. Zieni pak lakër të kuqe deri sa uji të marrë ngjyrë të kuqe e errët, ose grini lakër me pak ujë dhe kullojeni. Urinoni në tualet dhe më pas hidheni koktejlin e lakrës së kuqe mbi urinë. (Tualetet funksionojnë më mirë, sepse kanë pak ujë në sifon.) Nëse lëngu në tualet mbetet i kuq, ose më keq akoma, bëhet rozë, atëherë urina juaj është shumë acide. Synimi është që urina të bëhet blu. Nëse ju urinoni dhe lëngu i lakrës që keni hedhur bëhet blu, atëherë urina juaj nuk është aspak acide, por neutrale ose edhe bazike.
Marre nga Dr. Michael Grege/ Pershtati Living