Shëndeti

5 mesazhet e fshehura që tregojnë sekrecionet vaginale për shëndetin e femrës

+

sekre vag

Të gjithë femrave ju ndodh që në momente të caktuara të ditës teksa shkojnë në tualet, të vënë re shenja sekrecionesh në të brendshme. Prania e tyre nuk duhet t'ju alarmojë apo t'ju bëjë të mendoni që ka diçka që nuk shkon tek ju pasi janë fenomen mëse normal tek femrat. Ato pastrojnë dhe lubrifikojnë organin gjenital, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nga depërtimi i baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë. Por skerecionet, përveçse ndryshojnë në ngjyrë, erë dhe densitet, përpiqen të përçojnë mesazhe të ndryshme rreth gjendjes suaj shëndetësore. Për më tepër lexoni shpjegimet e mëposhtme: 
1.Jeni në fazë ovulacioni: E dimë që nuk është gjëja më e bukur për t'u lexuar, por në qoftë se vini re sekrecione të trasha si e bardhë veze jeni në vigjilje të fazës ovulativ (vezorja juaj po lëshon një vezë të pjekur që më pass kalon në tubin e Fallopit dhe fekondet). Sipas Hilda Hutcherson, profesoreshë e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Kolegjin Kolumbian të Mjekëve dhe Kirurgëve, pak para ovulacionit vihet re rritje e shkarkimeve vaginale, prandaj nëse jeni seksualisht aktive duhet të kini kujdes.

2.Jeni përpara ciklit menstrual: Disa ditë pas fazës së ovulacionit, do të vini re rënie të sekrecioneve që më pas do të intensifikohen. Prania e sekrecioneve të bardha lajmëron ardhjen e ciklit. Këto sekrecione janë pa erë dhe nuk shfaqin kruajtje ose djegie.

3.Po kaloni një periudhë stresuese: Ndryshimet hormonale dhe luhatjet e vazhdueshme të humorit, rrisin sasinë e sekrecioneve vaginale. Kjo gjendje do të kalojë pasi të qetësoheni. 

4.Sapo keni kaluar ciklin menstrual: Prania e gjakut në ngjyrë kafe në të brendshme është mëse normale nëse sapo keni kaluar ciklin. Megjithatë, shkarkimi i përgjakshëm mund të jetë rastësisht një shenjë e diçkaje më serioze. "Kjo mund të nënkuptojë se ekziston një infeksion vaginal, infeksion i mitrës, infeksion i legenit ose shtatzënisë", thotë doktoresha Hutcherson.

5.Keni infeksion: Sekrecionet vaginale mund të ndryshojnë komplet ngjyrë, aq sa të shndërrohen në ngjyrë kafe e errët në gri, në këtë rast keni të bëni me Clamidia, një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Kur sekrecionet  janë në trajtë shkume,me erë shumë të theksuar dhe  ngjyrë jeshile myku, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj. Shenjat e mësipërme tregojnë praninë e Trichomonas vaginalis, një infeksion i rëndë seksual i shkaktuar nga paraziti trichomonas.