Shëndeti

Bakteret e këqija janë përgjegjëse për mykun dhe infeksionin vaginal/ ja si të parandaloni prishjen e ekuilibrit

+

fbujeet

Shumimi i baktereve dhe kërpudhave favorizohet kur ndryshon pH i organizmit dhe vagina nuk bën përjashtim! Ky organ vetëpastrues është një mjedis acidic dhe kur pH vaginal ulet nën 5, rritet rreziku i infeksioneve bakteriale. Bakteret në këtë zonë janë në sasi të konsiderueshme, por prishja e balancave sjell shumimin e baktereve të këqija duke u shoqëruara me myk, sekrecione, djegie urine, dhimbje etj. Ngritja e pH nuk ndodh vetvetiu, por janë një sërë faktorësh që ndikojnë në këtë gjë: bakteret lulëzojnë nëse ju e ushqeni trupin tuaj me sheqer artificial.
Glukoza në këtë produkt inkurajon infeksionin të zhvillohet dhe bakteret te ngjiten pas qelizave vaginale. Përfshini në dietë frutat dhe perimet, arrat , farat e ndryshme dhe bishtajore pasi jane ushqime që balancojnë nivelin e pH në organizmin tuaj. Kosi dhe ushqime të tjera probiotice si lakra turshi gjithashtu rregullojnë nivelin e baktereve të mira. Çdo mjedis i lagësht është një vend ideal për një infeksion maja të rritet. Sa më gjatë të rrini me rrobat tuajatë djersitura , aq më e madhe mundësia për t’u prekur nga infeksionet vaginale. Për të parandaluar këtë gjë vishni të brendshme pambuku pasi ky material thith lagështinë më mirë se pëlhura sintetike dhe do të ju ndihmojë për të mbajtur një mjedis të thatë.
E fundit por jo me pak e rëndësishme mos përdorni produkte kozmetike, shmangni tamponin, linesin aromatik
Këto të fundit përmbajnë kimikate dhe parfume që prishin ekuilibrin natyror të baktereve të mira dhe mikroorganizmat e tjerë. LIVING