Shëndeti

Çfarë janë sekrecionet vaginale para dhe pas ciklit

+

sekrecionvaginal

Prania e sekrecioneve të bardha vaginale është një fenomen mëse normal tel femrat. Ai ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të zonës intime. Janë pikërisht këto sekrecione që pastrojnë dhe lubrifikojnë organin gjenital, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nga depërtimi i baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë. Sekrecionet e bardha, të tejdukshme dhe pa kurrfarë ere janë shenjë e nj organizmi të shëndetshëm që nuk paraqet kurrfarë problemi shëndetësor. Por sekrecionet vaginale ndryshojnë para dhe pas ciklit menstrual, pas raporteve sekuale të pambrojtura apo kur përdorni pilulën e emergjencës. Ky ndryshim vihet re menjëherë në ngjyrën, sasinë dhe erën e tyre, duke sjellë kështu problematika shëndetësore që mund të kërkojnë trajtim dhe ndërhyrje mjekësore.

Në rast se keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe vini re që në ditët në vijim keni sekrecione vaginale në ngjyrë kafe të shoqëruara me pak gjak, ndoshta duhet të bëni një test ose të konsultoheni me mjekun gjinekolog pasi mund të keni të bëni me një shtatzëni të mundshme. Në qoftë se sekrecionet tuaja vazhdojnë të kenë të njëjtën ngjyrë, por jane me sasi më të bollshme dhe me pak erë atëherë keni vaginozë bakteriale. Gjatë kësaj kohe do t'ju shfaqen shqetësime të ndryshme si dhimbje gjatë urinimit, ndjesi e vazhdueshme tkurrëse e vaginës, si dhe kruajtje e vazhdueshme e klitorisit. Sekrecionet vaginale mund të ndryshojnë komplet ngjyrë, aq sa të shndërrohen në ngjyrë kafe e errët në gri, në këtë rast keni të bëni me Clamidia, një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Kur sekrecionet  janë në trajtë shkume,me erë shumë të theksuar dhe  ngjyrë jeshile myku, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj. Shenjat e mësipërme tregojnë praninë e Trichomonas vaginalis, një infeksion i rëndë seksual i shkaktuar nga paraziti trichomonas.