Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
E vërteta është se kanceri i gjirit ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër shkaqet kryesore të humbjes së jetës tek gratë dhe numri i të prekurave nga kjo sëmundje sa vjen e shtohet.
Sipas mjekëve dhe studiuesve, rritja e konsumit të alkoolit, duhanit, zgjedhja për të patur më pak fëmijë e në një moshë më të madhe, mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit, stresi i shtuar, orët e pakta të gjumit (sipas disave edhe marrja në mënyrë të rregullt e pilulës kundër shtatëzanisë rrit disi rrezikun) janë disa nga faktorët kryesorë të riskut për të zhvilluar kancerin e gjirit, përveç atyre gjenetikë. Dhe janë po këta faktorë që ndikojnë në shtimin e rasteve dhe në shfaqjen e tyre në një moshë më hershme (kryesisht kanceri i gjirit prek gratë mbi 50 vjeç). Por, ndërkohë, një tjetër e vërtetë sa vjen e bëhet më e pamohueshme, më e faktuar dhe është një e vërtetë shpresëdhënëse: numri i të mbijetuarave është gjithmonë në rritje. Nëse dikur, diagnostikimi me kancer të gjirit ishte baraz me humbjen e jetës, sot nuk është detyrimisht dhe gjithmonë kështu. Kjo falë rritjes së ndërgjegjësimit tek gratë për një kontroll të hershëm e të vazhdueshëm dhe teknologjisë së avancuar që ofron një diagnostikim të hershëm dhe kurim të suksesshëm. Sepse sa më herët të kapet, aq më të shumta janë mundësitë për t’i mbijetuar. Është shumë e rëndësishme, sipas mjekëve, që kontrolli të bëhet edhe nëse ju nuk keni asnjë nga faktorët e riskut apo nuk shfaqni asgjë të pazakontë.
Ekzaminimet për kancerin e gjirit bëhen pikërisht për të kërkuar këtë të fundit, para shfaqjes së simptomave. Ekzaminimet kryesore janë:
Mamografia
Eko-ja e gjirit
Kontrolli më dorë
Vetkontrolli me dorë
Shkëputur nga revista Living, përshtati Etleva Çepele
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...