Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Menopauza është momenti fiziologjik që përjeton çdo grua në momentin kur përfundon cikli menstrual,ndërmjet moshës 45-55 vjeç. Duke qenë nje etapë e re në jetën e gjithësecilës prej jush, ndoshta nuk jeni të përgatitura dhe nuk i njihni disa prej simptomave që lidhen pikërisht me të. Më poshtë po ju rendisim disa prej tyre:
1.Ankth dhe luhatje të humorit: Estrogjeni ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës dhe dopaminës, hormonet përgjegjëse për humorin. Kur estrogjeni fillon të reduktohet, sjell efekte negative në gjendjen tuaj emocionale. Gjatë menopauzës luhatjet e humorit do të jenë më të theksuara, shqetësuese e deri acaruese.
2.Marrje mendsh: Marramendjet shkaktohet në mënyrë tipike nga ankthi, por gjithashtu edhe si efekt i ndryshimit të hormoneve në enët e gjakut duke e bërë presionin e paqëndrueshëm.
3.Probleme gjumi: Problemet e gjumit mund të shkaktohen nga djersitja e teprruar gjatë natës që ndodh kur jeni në menopauzë, por edhe nga mungesa e estrogjenit që përmban magnez, substancë që ndihmon muskujt për t’u ç’plodhur.
4.Harresë: Përqëndrimi dhe kujtesa e dobët, si dhe spazmat e papritura lidhen me uljen e nivelit të estrogjenit. Por fatmirësisht me kalimin e fazës fillestare të menopauzës, funksionet mendore kthehen në normalitet.
5.Dehidratim i flokëve: Humbja e estrogjenit shkakton edhe reduktim të kolagjenit, një proteinë natyrale që gjendet tek flokët duke i bërë këto të fundit më të brishta. Jo rrallë ndodh që gjatë menopauzës grave iu bien flokët.
6.Alergji: Ndryshimet që sjell menopauza mund të sjellin alergji apo edhe astmë, deri në pezmatim të lëkurës.
7.Afshe të nxehta: Kjo është simptoma më e qartë që tregon ardhjen e menopauzës. Nxehtësia nis fillimisht në fytyrë dhe pastaj zbret në qafë dhe kraharor. Kjo mund të sjellë edhe shpeshtim të rrahjeve të zemrës.
8.Acarim të mishrave të dhëmbëve: Estrogjeni është i rëndësishëm për lubrifikimin e mukozës së gojës. Në menopauzë goja bëhet e thatë, bakteret riprodhohen më lehtë dhe mishrat e dhëmbëve acarohen.
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...