Shëndeti mendor

Nga Afërdita Bano: Kur lind një fëmijë, lind edhe një nënë e re!

+

neneww
Të bërit nënë nuk është një ngjarje që mbaron me procesin e lindjes së fëmijës, por një proces që zgjat përgjithmonë. Çdo fazë që kalohet nga nëna e re dhe i vogli i saj do të kërkojë përpunim të emocioneve dhe përjetimeve të reja. Ky rol në të njëjtën kohë do të kërkojë edhe ndryshime e modikime që më parë shihej si kse dhe e pandryshueshme.

Bëhet fjalë për një fazë delikate ku përfshihet marrëdhënia e nënës me foshnjën dhe marrëdhënia e bashkëshortit me familjen. Shtatzënia në vetvete është një moment me shumë përkushtim për një grua, ndryshimet zike dhe psikologjike mund t’i hapin vend dyshimit, frikës dhe pasigurisë. Në këtë moment gruaja kërkon ekuilibra të rinj, lindin pyetje që kërkojnë përgjigje. Të gjitha këto aspekte janë shumë të rëndësishme për të njohur veten dhe botën duke lluar nga kuptimi i ngjarjes unike si është lindja e një jete të re.

Fillimi i një rrugëtimi

Është e vërtetë që lindja e një nëne të re llon me lindjen e fëmijës, por lindja është ed h e llimi i një rrugëtimi eksplorues që nuk ka fund. Gruaja në fakt pëson një proces delikat transformues evolutiv të identitetit të saj femëror, ku ajo konfrontohet m e dimensione të reja të qenies së saj. Në këtë moment nëna e re rivendos një marrëdhënie me femëroren e saj dh e ripërjeton marrëdhënien me nënën e saj. Duke përjetuar emocione te kësaj marrëdhënieje të rëndësishme, ajo mund të bëhet evetëdijshm e për emocionet e saj , t ’i shprehë ato dhe t’i harmonizojë duke bashkuar pjesëzat e konikteve apo plagëve nëse kanë ekzistuar të tilla. Nëna e re nëpërmjet këtij udhëtimi në të kaluarën e saj mund të vendosë nëse do të fusë ose jo në valixhen që do ta shoqërojë në rrugëtimin e saj, kujtime apo diçka pozitive nga marrëdhëniet e kaluara dhe në fund do të realizojë transformimin brezor nga bijë në nënë. Për këtë, të lindë shnjë fëmijë është si të lindësh edhe një dimension të ri të vetes ose një identitet të ri, atë të nënës, dhe kjo ndodh  në çastin e lindjes së foshnjës , por që zhvillohet në mënyrë graduale.

Ndonjëherë është një rrugëtim që sjell edh e dhimbje. Momenti i lindjes paralelizohet me një dritare që ka qenë gjithmonë e mbyllur dhe papritur hapen të dy kanatat e lejon të hyjë drita, e reja. E reja duhet të integrohet brenda një personaliteti ekzistues dhe shpesh sjell humbje të aspekteve ose pjesëve tona që nuk janë më funksionale për këtë rol të ri.

Burimi: Psikologjia