Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Besohet se truri i njerëzve mëngjarashë (ata që shkruajnë me dorën e majtë) punon ndryshe nga njerëzit që shkruajnë me dorën e djathtë ! Prej shekujsh me rradhë janë bërë studime të ndryshme për mëngjarashët e vitet e fundit hulumtuesit kanë pranuar se dora e dominimit ka një efekt të caktuar mbi një person, duke përfshirë shëndetin e tij ose të saj.
Dominimi i një dore mbi tjetrën përdoret nga disa shkencëtarë si e dhënë për të mësuar se si funksionon truri i personit. Ekspertët e përdorin këtë kriter për të kuptuar pse disa njerëz janë të prirur ndaj problemeve të caktuara si disleksi, ADHD dhe skizofrenia. Sipas vlerësimeve, 10% e popullsisë është është mëngjarashe dhe është zbuluar se 20% e skizofrenëve kanë dorën e majtë dominuese ndaj të djathtës.
Shanse me te larte te ADHD dhe çrregullimeve psikike
Shumica e atyre që janë diagnostikuar me ADHD (problemi i hiperaktivitetit dhe mungesës së përqëndrimit) si dhe disleksia janë njerëz mëngjarashë. Përveç këtyre dy problemeve, njerëzit që përdorin më së shumti dorën e majtë kanë gjithashtu shanse më të larta për t’u prekur nga çrregullimet psikotike, duke përfshirë çrregullimet bipolare, skizofreninë dhe çrregullime të ngjashme humori. Sipas disa studiuesve, mëngjarashët janë të ekspozuar ndaj disa problemeve shëndetësore për shkak të hemisferës së trurit të tyre.
Megjithatë këto teza mbeten ende për t’u vërtetuar shkencërisht ndaj deri atëherë besoni se jeni të veçantë dhe mos u frikësoni nga problemet e lartëpërmendura. Ka edhe studime që mbështesin se si mëngjarashët janë shumë më të mirë në zhvillimin e koncepteve të reja, e cila forcon besimin se ata janë krijuesit që do na të çojnë përpara. LIVING
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...