Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Instagrami është klasifikuar si platforma sociale më negative kur bëhet fjalë për ndikimin në shëndetin mendor të të rinjve. Ky është përfundimi më i fundit i realizuar nga Royal Society për shëndetin mendor në Britaninë e Madhe ku morën pjesë 1479 të rinj të moshës 14-24 vjeç. Pjesëmarrësit u pyetën se si ndiheshin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale dhe të renditinin aplikacionet që ndikonin negativisht në gjenden emocionale. Studimi i quajtur ''Status of Mind' zbuloi se Instagram, rrjeti social më i famshëm për publikimin dhe shpërndarjen e fotove, ndikonte negativisht në shëndetin e tyre pasi krijon kompleksitete në lidhje me pamjen e jashtme, vetëbesimin e ulët, gjumin dhe frikën e humbjes. Rrjeti social me ndikimin më pozitiv ishte YouTube, i ndjekur nga Twitter, Facebook dhe Snapchat që u renditën në vend të tretë dhe të katërt. Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, përdorimi i filtrave zbukurues të Instagram është mënyra e vetme që këta të rinj t'i ''shpëtojnë'' paragjykimeve, mospërkatësisë sociale apo dhe bullizmit lidhur me paraqitjen e tyre. Sipas Shirley Cramer, shefes ekzekutive e “Royal Society for Public Health”, mediat sociale krijojnë të njëjtën vartësi si duhani dhe alkooli. Ato kanë fituar dhe vazhdojnë të fitojnë aq shumë terren në jetën e të rinjve aq sa është thuajse e pamundur ta imagjinojnë jetën e tyre pa to.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...