Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Sipas disa studimeve, të detyrosh njerëzit të nisin punën përpara orës 10-të është njësoj si t’i torturoje. Epo mirë, le të mos e ekzagjerojnë kaq edhe studiuesit, megjithatë, edhe ora 8-të, nuk është kënaqësia më e madhe! Sidoqoftë, ata që janë marrë me studimin e çështjes tregojnë se njerëzit më të dobët, të lodhur e të stresuar, nisin të punojnë pikërisht në orën 8-të. E gjithë kjo është konfirmuar nga Dr.Kelly i universitetit të Oxford-it. Sipas tij, përpara moshës 55-vjeçare, ritmi kardiak i të rriturve nuk i përshtatet orarit tradicional të punës. Duke na detyruar të ndjekim oraret e përcaktuara, performancat tona bien dukshëm. E njëjta gjë ndodh edhe me humorin dhe shëndetin tonë mendor. I njëjti koncept është i vlefshëm edhe për fëmijët; disa eksperimente kanë treguar se fëmijët nuk arrijnë të perqëndrohen përpara orës 8.30. Gjatë adoleshencës nevoja e tyre për gjumë është edhe më e madhe. Një i ri në moshën 16 vjeçare, nuk duhet të punojë përpara orës 10 për të pasur rezultate të kënaqshme. Kur vjen fjala për studentët, studiuesi shkon edhe më tej, për ta, mësimi është i përshtatshëm pas orë 11. Kur ishte pedagog në Angli, Dr. Kelly, mundi ta vërtetojë hipotezën e tij kur ndryshoi oraret e kurseve. Orën 8.30 ai e zëvendësoi me orën 10 dhe pa që rezultatet e sudentëve u përmirësuan me 19 %. Studimi është realizuar me 30.000 studentë.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...