Forma fizike

5 arsyet e pabesueshme pse nuk arrini të bini nga pesha, ja çfarë gabimesh duhet të shmangni

+

fatbelly

Arsyet se përse nuk arrini të dobësoheni mund të jenë nga më të ndryshmet, si të llojit psikologjik ashtu edhe fizik.. Pra, përveç dietës dhe një aktiviteti të moderuar fizik, është e nevojshme të ndiqni disa këshilla të dobishme, të bazuara pikërisht tek arsyet që shpesh nuk ju lejojnë të dobësoheni në mënyrë efikase.

1.Nuk jeni gati psikologjikisht: Humbja e peshës, veçanërisht kur kilet janë të shumta, kërkon impenjim dhe qëndrueshmëri me kalimin e kohës. Nëse nuk jeni gati psikologjikisht, atëherë nuk do të arrini të merrni rezultatet e shpresuara. Në këtë këndvështrim, është e rëndësishme të keni edhe mbështetjen e familjarëve dhe të miqve, të cilët duhet t’ju inkurajojnë!
2.Dobësoheni për t’u bërë qejfin të tjerëve: Kur vendosni të ndiqni një dietë, në radhë të parë duhet ta bëni për veten tuaj! Sigurisht të tjerët mund edhe t’ju ndihmojnë, por e rëndësishme është që zgjedhja për të humbur peshë, të jetë mbi të gjitha personale.
3.Nuk jeni mjaftueshëm të durueshëm: Kushdo që nis një dietë mendon se mund të humbasë peshë shumë shpejt. Por në të vërtetë bëhet fjalë për një proces gradual, që shpesh parashikon edhe faza të ndryshme. Për shembull, zakonisht, është e mundur të humbisni më shumë peshë në fillim të dietës sesa gjatë vazhdimit të saj. Kjo të paktën mund të ndodhë për dy arsye. Së pari, në fillim të dietës eliminohen më shumë lëngje sesa yndyrë. Së dyti, trupi ka tendencë të mësohet me një regjim të ri dietik (që për këtë duhet të konsultoheni nga një dietolog).
4.Shkoni në shtrat shumë vonë: Shtatë orë gjumë janë minimumi i orëve që duhet të bëjnë ata të cilët duan të dobësohen. Sipas disa studimeve, kilet e tepërta mund të varen edhe nga gjumi i pamjaftueshëm, përveçse nga metabolizmi i dobët dhe niveli i lartë i kortizolit (hormonit të stresit) dhe glicemisë.
5.Nuk pini mjaftueshëm ujë: Përveç këshillave të sipërpërmendura, kur vendosni të humbni peshë, rekomandohet t’u drejtoheni specialistëve të sektorit, të cilët kombinojnë ushqimin me stilin e jetës dhe me moshën që ju keni. Mos harroni se, për t’u dobësuar duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, akoma më mirë nëse janë të freskëta, pasi ju garantojnë një nivel të mirë hidratimi. Dhe më e rëndësishmja, ju këshillohet të pini të paktën një litër ujë në ditë.