Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Që nga dita që nisni për herë të parë palestrën e deri sa bëheni eksperte të çdo ushtrimi, ka një pyetje që nuk merr kurrë dy herë të njëjtën përgjigje: a duhet ngrënë pas stërvitjes apo jo? Ka ardhur momenti të mësoni të vërtetën dhe të lini legjendat urbane që ju detyrojnë të thaheni për të ngrënë deri dy orë më pas: po, duhet ngrënë. Pas palestrës duhet ngrënë ushqim patjeter sepse muskujt duhet të marrin veten nga lodhja. Dhe jo vetëm kaq, më poshtë po rreshtojmë disa pyetje përgjigje për këtë temë, që trainierët deri më sot nuk na kanë thënë.
1-Ushqimi pas stërvitjes është i rëndësishëm?
Pasi kemi bërë aktivitet fizik, rezervuari i energjisë së trupit është pothuajse bosh. Kjo do të thotë se duhet të rifitojmë energjitë e humbura, që përfitimet e stërvitjes të jenë me të mira dhe duke shmangur e humbjen e peshës.
2- Ushqimi pas stërvitjes rrit përfitimet e ushtrimeve të bëra?
Gjatë kryerjes se ushtrimeve trupi humbet një sasi të mire të glycogen-it, burimin kryesor të energjisë, rezervat e karbohidrateve në trup. Nëse nuk rivendosen në nivelet e kërkuara, do të ndjehemi të lodhur. Përveç kësaj gjatë ushtrimit muskujt krijojnë disa mikro-abrasione, të cilat mund të riparohen duke marr proteina pas stërvitjes. Kjo ndihmon për tonifikim, përmirësimin e qendrimit dhe te muskujve.
3- Kur dhe çfarë duhet ngrënë?
Duke pasur parasysh të gjitha përfitimet e një ushqimi të lehtë të shëndetshëm pas stërvitjes, rekomandohen te meren rreth 100-150 kalori menjëherë pas stervitjes, 10 gram karbohidrate dhe 10 proteina. Ky kombinim i bën muskujt të ngjashëm me një sfungjer për thithjen e glukozës dhe aminoacideve, të cilat ndihmojnë dhe parandalojne humbjen e muskujve. Lejoni vetes ushqime të lehtë nga 15 deri në 45 minuta pas aktivitetit fizik.Dhe nuk duhet ulur sasia e kalorive në vaktin tjetër: ushqimi pas stërvitjes është vetëm një nxitje për të zhvilluar një masë të mirë të muskujve. Së fundi, mos harroni të pini të paktën dy gota ujë gjatë ushqimit,sepse muskujt janë të përbërë nga 80% ujë.
4. Çfarë të hamë?
Ka disa ushqime të rekomanduara pas stërvitjes. Kos me fruta të ndryshme, qumësht me kakao ose çokollatë, drithra me qumësht, fruta te thata (arra, bajame), bukë të thekur me djathë pa yndyrë.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...