Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Dhjetëvjeçarin e fundit kemi dëgjuar të flitet shumë për dietat. Është një term i përdorur rëndomtë, por shpeshherë jemi të paqartë rreth kuptimit të vërtetit të tij. Dieta është një regjim ushqimo , një mënyrë e shpejtë për të rënë në peshë. Por duhet të keni parasysh se dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund t’ju japin dyfishin e peshës së humbur nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas tyre. Për këtë arsye ju propozojmë këtë dietë shëndetshme që ju ndihmon të humbni 3 deri në 5 kg brenda një një muaji.
• E HËNË
Mëngjesi - 1 portokall, 1 biskotë integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka - 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht pa yndyrë ose kos
Darka - 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 1 fetë bukë integrale
• E MARTË
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka - 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, 2 biskota integrale
Darka - 125 gr mish pule, 1 domate, 1 filxhan çaj pa sheqer
• E MËRKURË
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka - 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, pak sallatë jeshile
Darka - 125 gr mish vici, 1 portokall, 1 fetë buk integrale
• E ENJTE
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka - 125 gr djathë i bardhë, 1 domate, 1 fetë bukë integrale.
Darka - 125 gr peshk në zgarë, 2 domate, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë jeshile
• E PREMTE
Mëngjesi - 1 portokall, 2 biskota integrale, kafe ose çaj
Dreka - 125 gr peshk, 1 domate, 1 fetë bukë integrale
Darka - 500 gr perime të ziera (karrota, bizele, brokoli, patate etj), 1 vezë, 1 domate.
Në fundjave mund të hani çfarë të doni, por pa e tepruar. Javën e dytë rifillojeni dietën nga fillimi. Gjatë dietës duhet të pini 2 l ujë në ditë
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...