Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Me ardhjen e shtatorit të gjithëve na shqetëson forma jonë fizike : kilet e marra gjatë pushimeve. Tani është koha për "rehabilitim". Po çfarë duhet të kemi parasysh për të ardhur sërish në formë? Ari Agovi, instruktor në palestrën “ Elite SportingClub “ na sugjeron disa truke rreth rikthimit të trupit në formën e mëparshme.
Gjumi i rregullt
Darkat e vazhdueshme shoqëruar me një gotë vere, qëndrimi zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, si dhe zgjimi nëdrekë përbëjnë një regjim jo të rregullt për trupin tonë duke na çuar në shtimin e peshës trupore. Keshtu që gjëja e parë që duhet të bëjmë pasi kthehemi nga pushimet është vendosja e një regjimi duke bërë mesatarisht 7-8 orëgjumë në ditë.
Hidratimi
Pijet alkoolike, qëndrimi i gjatë në diell çojnë në dehidratimin e trupit tonë. Kështu që është e nevojshme të pijmë minimumi 2l ujë në ditë që të na ndihmojë të pastrojmë trupin nga substancat toksike. Gjithashtu femrat i ndihmon shumë edhe për të reduktuar celulitin.
Ushqehuni shëndetshëm
Picave,pijeve me gaz dhe ushqimeve të tjera të pasura me kalori boshe duhet t’i vijë
fundi. Ushqehuni me perime të freskëta dhe ushqime të pasura me fibra dhe proteina.
Aktiviteti fizik
Hiqeni nga fjalori fjalën "nuk kam kohë" pasi edhe me 30min në ditë ushtrime në natyrë,shtëpi apo palestër mund të mbani trupin në formë.
Nëse i ndiqni këto rregulla shumë shpejt do të arrini formën që kishit para pushimeve.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...